Skandali me Adriatik Llallën, gazetari: Po qe e vërtetë duhet të arrestohet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:13 13-01-2018 Skandali me Adriatik Llallën, gazetari: Po qe e vërtetë duhet të arrestohet

Prokuroria e Përgjithshme mund të jetë drejtuar nga një kryeprokuror pa shkollë të mesme.

Kjo është deklarata e fortë që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili tha ditën e djeshme se ka informacion se verifikimet po vijojnë. Sipas Hoxhës, në shkollën e mesme ku ka përfunduar ish kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave. Sakaq, një gjë e tillë ka ngjallur polemika të forta edhe në radhët e gazetarëve të tjerë.

Denis Dyrnjaja nuk çuditet nëse kjo do qe e vërtetë dhe e lidh këtë me nivelin e shfaqur nga Llalla kur ishte në krye të prokurorisë. Nga ana tjetër gazetari Erion Kristo thotë se Llalla duhet të arrestohet, nëse rezulton e vërtetë mungesa e shkollës së mesme.

Denis Dyrnjaja: Ka një ngatërresë në publik. Ka të ngjarë që ish-Kryeprokurori të mos e ketë kryer shkollën e mesme dhe kjo ka krijuar çudi. Në fakt çudi do ishte sikur ta kishte mbaruar, se me atë nivel që ka shfaqur Tiku të krijonte bindjen se edhe 8 vjeçaren e ka lënë në klasë të 7-të ose ka ngel dy vjet rresht në të 6-ën dhe ishte më i gjati në fund të klasës. I paparë është Tiku që me të mesme pa të mesme siguroi jetën e 4 brezave të vet që do ta trashëgojnë. Kurse ne llak llak muhabet pa lekë :) bëj një kalë me shkollë, e një tren me punë e ngelëm me kredi

Erion Kristo: Po qe e vertete kjo duhet ta arrestoje

Denis Dyrnjaja: Nuk i gjendet asnjë gjurmë këtij burrit nga shkolla e mesme, as numër amze as regjistrim asgjë. Ky përkon me sistemin e xhaxhit që nuk shpëtoje pa dëftesë e regjistrim në shkollë qoftë edhe me 4-ra. Kush arrestua që të arrestohet ky?! Mos mendo dhe flit si idealist, bëhu njëherë realist

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër lajm pozitiv për Shqipërinë, Rama e zbulon përmes kësaj VIDEO-je
RRËNQETHËSE/ Eliza Dushku rrëfen detajet e abuzimit seksual: Edhe pse u luta të mos e bënte, ai nuk ndaloi... ( E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.037225961685181
array(1) { ["section"]=> string(80) "skandali-me-adriatik-llallen-gazetari-po-qe-e-vertete-duhet-te-arrestohet-106422" }