Skandali me fabrikën në Marikaj, të gjithë banorët dje në protestë (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:36 30-05-2017 Skandali me fabrikën në Marikaj, të gjithë banorët dje në protestë (FOTO)

Skandali me fabrikën e bakrit në fshatin Marikaj në bashkinë e Vorës, si pasojë e së cilës po ndotet masivisht mjedisi ka bërë që qindra banorë të ngrihen dje në protestë.

Kjo fabrikë që ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës lëshon tym të zi thuajse 24 orë në 24, duke u kthyer në një kërcënim serioz për jetën e banorëve. Pavarësisht denoncimeve deri tani nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, ndërsa banorët dje protestuan kundër kësaj fabrike, ose të detyrohet të përdorë filtrat kundër ndotjes së mjedisit. Banorët thonë se filtrat e fabrikës nuk ndizen me qëllim që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, pa marrë parasyshë se kjo gjë po u kushton jetën qindra banorëve.  

Ata kanë paralajëmruar se do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, në rast se nuk merren masa ndaj biznesit që po helmon gradualisht banorët e kryeqytetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhjetëra demokratë në spital pas mitingut, zyrtari i PD jep alarmin: Prag skandali
Skandal me urdhërin e pezullimit të lejeve vjetore, shkresa që mban firmën e ministres teknike të Financave »
Article Logic
Execution time: 0.019119024276733
array(1) { ["section"]=> string(76) "skandali-me-fabriken-ne-marikaj-te-gjithe-banoret-dje-ne-proteste-foto-80458" }