Skandali me mediat e financuara nga Greqia, dalin emrat e parë

Publikuar tek: barometri, më 08:14 21-10-2018 Skandali me mediat e financuara nga Greqia, dalin emrat e parë

Prej ditës së djeshme një skandal ka pllakosur vendin, pas publikimit të lajmit nga vetë mediat greke sipas të cilave Greqia ka shpenzuar miliona euro përmes fondeve sekrete për të paguar mediat e gazetarët shqiptarë me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre.

 

Sot, Fax Web ka siguruar emrat e parë të mediave dhe portaleve të financuara me të ashtuquajturat fonde sekrete nga shteti fqinj.

Mësohet se në emrat e parë të bërë publik figurojnë: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike, ndërsa sipas Fax Web këto janë një pjesë e listës pasi dyshohet se ka dhe shumë portale dhe media të tjera të cilat ende nuk kanë dalë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Qeveria greke ka nisur hetimet për të zbardhur skandalin, ku dyshohet se janë përdorur miliona euro nga buxheti i shtetit për të financuar portalet, mediat dhe gazetarët në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të rajonit, ndërsa jo zyrtarisht thuhet se këto fonde sekrete kanë shkuar kryesisht për lajmet në lidhje me marrëveshjen e detit mes dy vendeve.

Ndërsa vetë ish-ministri Nikos Kotzias ka folur për herë të parë për këtë skandal, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, teksa dukej tepër i acaruar.

 “Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament”, është shprehur Kotzias.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02062201499939
array(1) { ["section"]=> string(68) "skandali-me-mediat-e-financuara-nga-greqia-dalin-emrat-e-pare-138552" }