Skandali me rimbursimin e ilaçeve, shkarkohet kryetari i LSI-së së Elbasanit, Pjerin Xhuvani

Publikuar tek: politike, më 13:30 07-06-2015 Skandali me rimbursimin e ilaçeve, shkarkohet kryetari i LSI-së së Elbasanit, Pjerin Xhuvani

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vendosur shkarkimin nga detyra të Kryetarit të LSI-së të Elbasanit, Pjerin Xhuvanit dhe njëherësh zhveshjen e tij nga të gjitha atributet të përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të Lëvizjes Socialiste për Integrim,pas  aferës korruptive të rimbursimit të ilaçeve. Në përgjegjësinë e drejtimit të LSI në Elbasan deri në zgjedhjen e kryetarit të ri,  Edmond Haxhinasto.

“Lëvizja Socialiste për Integrim dënon me forcë çdo akt abuzimi, shpërdormi apo implikimi të cilido person që rezulton i implikuar dhe nga ana tjetër inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë dhe gjykatën që të bëjnë një hetim të plotë me shumë përgjegjësi, të bëjnë një hetim tërësor të gjithë të implikuarave në këtë skemë korruptive duke ndëshkuar me forcën e ligjin cilin do që rezulton i implikuar pavarësisht emrit apo nivelit të tij të përfaqësimit në hierarkinë e administratën publike apo politike sepse zbatimi i ligjit dhe ballafaqim i çdo qytetari me ligjin është një standard i pa ndryshuar i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, thuhet në njoftimin e LSI-së.

 Nga ana tjetër LSI denoncon dhe dënon më forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet që aplikon lidershipi i Partisë Demokratike, që ndërsa nga njëra anë flet për dekriminalizimin, nga ana tjetër kandidon dhe përfaqësohet edhe në zgjedhjet lokale në të cilat ne jemi, tek individë të inkriminuar, tek individë me rekorde kriminale.

Në një dalje për mediat sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se “Faktet e shumta dëshmojnë sjelljen me dy standarde të lidershipit të Partisë Demokratike ku dekriminalizimi është flamuri poshtë së cilës fshihen elementë të inkriminuar nga “Rruga e Kombit” deri tek “Bulevardi Demokracia” në Kamëz. Prandaj edhe në zgjedhjet e 21qershorit, qytetarët shqiptar që e njohin mirë këtë realitet të dyfytyrësisë, që e njohin mirë aplikimin e dy standardeve në politikën e lidershipit të Partisë Demokratike, do të dinë të dënojnë, të ndëshkojnë dhe të gjykojnë me forcën e votës të gjithë të inkriminuarit nga lidershipi deri tek niveli më i largët i përfaqësimit në strukturat e Partisë Demokratike, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi:Keqmenaxhimi i mbetjeve, shkak për helmimin e tokës dhe ujit
Dhimitër Muslia, kandidati i Partisë së Frrokut për Bashkinë e Tiranës drejt tërheqjes »
Article Logic
Execution time: 0.015663146972656
array(1) { ["section"]=> string(96) "skandali-me-rimbursimin-e-ilaceve-shkarkohet-kryetari-i-lsi-se-se-elbasanit-pjerin-xhuvani-12908" }