Skandali në Austri, Merkel: Mos votoni partitë e ekstremit të djathtë!

Publikuar tek: bota, më 23:18 18-05-2019 Skandali në Austri, Merkel: Mos votoni partitë e ekstremit të djathtë! Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komentuar skandalin e videon në Austri, që shkaktoi edhe zgjedhjet e përkohshme.

Pasi kancelari austriak Sebastian Kurz  dha dorëheqjen dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, Merkel u shpreh se skandali tregon se çfarë bëjnë realisht partitë e ekstremit të djathtë në Europë.

Sipas kancelares gjermane europianët duhet të mos votojnë të tilla parti politike të ekstremit të djathtë.

Kancelarja Merkel i bëri këto komente kur u pyet rreth skandalit që përfshiu partinë austriake të ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, lideri i së cilës Heinz-Christian Strache dha dorëheqje nga posti i Zëvendës-kancelarit, pasi u bë publike një video ku ai shihej teksa ofronte kontrata shtetërore në këmbim të mbështetjes politike.

‘Na duhet të merremi me lëvizje populiste të cilat në shumë fusha janë përçmuese të këtyre vlerave, që dëshirojnë të shkatërrojnë Evropën e vlerave tona. Na duhet të kundërshtojmë këtë në formë të prerë’, tha kancelarja Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23050618171692
array(1) { ["section"]=> string(74) "skandali-ne-austri-merkel-mos-votoni-partite-e-ekstremit-te-djathte-164825" }