Skandali ne kopshte: Dy edukatore për një vend pune, paguhet vetëm njëra

Publikuar tek: aktualitet, më 20:31 21-09-2017 Skandali ne kopshte: Dy edukatore për një vend pune, paguhet vetëm njëra

Bashkitë i paraprijnë ndryshimeve në ligj me emërime të jashtëligjshme. Dy edukatore për 10 fëmijë, një e emëron ministria e një bashkia.

Emisioni investigativ Fiks fare denoncoi sot vepriemt e paligjshme të disa bashkive në vend, të cilat edhe pse ndryshimet në ligjin nr.96 të vitit 2012  për  sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë  nuk janë miratuar nga parlamenti, disa bashki në vend kanë filluar të emërojnë edukatorët e kopshteve  duke shkelur ligjin aktual.

Me ligjin në fuqi emërimet bëhen nga Zyrat apo Drejtoritë Arsimore, ndërsa pagat u janë deleguar nga Këshilli i Ministrave  bashkive  për këto emërime. Ndodhur në një situatë të tillë  në disa shkolla dhe kopshte ka dy edukatorë dhe mësues të emëruar për një vend pune, me një rrogë. Kjo situatë ka ndodhur  në Bashkinë e Devollit dhe në atë të Vorës. Në  Devoll edukatorët që i janë nënshtruar portalit " Mësues për Shqipërinë" për ciklin parashkollor , të cilat kanë zënë vendet e para në këtë portal , kanë nënshkruar një kontratë me Zyrën Arsimore  Devoll dhe kanë nisur punën që vjet në shtator në kopsht. Në fshatrat Hocisht, Bickë dhe Bilisht çdo grup kopshti ka nga dy edukatorë një të emëruar nga Zyra Arsimore dhe një nga Bashkia e Devollit. Kjo mënyrë dublimi është penalizuese kur vjen dita e rrogës, pasi pagën e marrin edukatorët e emëruar nga bashkia. Kjo gjë irritoi edukatoret e emëruara nga  Drejtoritë Arsimore të cilat hapën gjyq kundra bashkisë dhe e fituan në shkallë të parë, ndërkohë që aktualisht  janë në Apel. Por përveç këtij fakti ku dy edukatore janë në të njëjtin vend pune, e gjithë situata ndikon  edhe në procesin mësimor.

 Në fshatin Bickë dhjetë fëmijë zhvillojnë mësimin me dy edukatore , një ditë jep njëra mësim dhe një ditë tjetra. Të dyja përgatiten me ditar të përditshëm, por kontrollit të drejtorit i nënshtrohet vetëm edukatorja që ka kontratë me Zyrën Arsimore dhe që nuk paguhet. E njëjta situatë paraqitet edhe ne fshatin Hoçisht. Edukatorja me kontratë nga Zyra Arsimore nuk paguhet megjithatë ajo nuk e lejon edukatoren e emëruar nga bashkia të japë mësim. Ndërsa në Bilisht jep mësim vetëm edukatorja e emëruar nga Zyra Arsimore e cila nuk paguhet. Drejtori i Zyrës Arsimore  Devoll,  Alban Fetolli,  është shprehur se është në dijeni të kësaj situate por sipas tij ky është një ngërç që duhet të marrë zgjidhje." Jemi në dijeni të kësaj situate. Ne sipas udhëzimeve  të Ministrisë së Arsimit kemi bërë emërimet. Ky është një ngërç që duhet të zgjidhet . Shpresojmë të përfundojë sa më shpejt" tha ai. Përgjegjësia e zyrës ekonomike në Zyrën Arsimore të Devollit u shpreh se është kopetencë e Bashkisë Devollë të bëj pagesat."Listprezencat për pagat e edukatorëve i shkojnë bashkisë, ata duhet t'i bëjnë pagesat" tha Mirela Nushi. “Fiks Fare” ju drejtua Bashkisë së Devollit dy herë rresht. Herën e parë punonjësit u fshehën dhe nuk pranuan të komunikonin. Edhe herën e dytë ndodhi e njëjta situatë.  Në të tillë situatë gazetarët u lidhën  me kryebashkiakun e Devollit nëpërmjet telefonit.  “Jemi në proces gjyqësor në Apel. Ka dy lloj funksionarësh që emërohen sot, disa në bazë të ligjit për nënpunësin civil dhe ata që emërohen me kodin e punës. Ky i fundit punëdhënës quan atë që jep paratë. Pagën e edukatorëve e jap unë . Kaq kisha" përfundoi Bledjon Nallbati.

Edukatorja e emëruar nga DAR Tiranë figuron në listën e pagave, por nuk merr rrogë.

 Emisioni "Fiks Fare" ka evidentuar rastin sesi Bashkia e Vorës në mënyrë të jashtëligjshme ka shkarkuar nga detyra edukatoren Ineda Kullaj e cila është emëruar nga Drejtoria e Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë. Në anën tjetër bashkia ka emëruar një përgjegjëse kopshti e cila nuk lejon drejtoreshën aktuale Brunilda Bali të hyj në institucionin që ajo me ligj e drejton. Ineda pasi është paraqitur si çdo ditë në orarin zyrtar në punë, roja e Kopshtit Publik Vorë nuk e ka lejuar të hyjë brenda. Ai është shprehur se ka urdhër nga përgjegjësia për të mos ta lejuar atë të hyjë. "Fiks Fare" i është drejtuar së bashku me edukatoren  drejtoreshës së Institucionit  Brunilda Bali e cila është njëkohësisht edhe drejtoresha e Shkollës 9-të  vjeçare  Vore. Në zyrën e saj drejtoresha u shpreh se Ineda është emëruar nëpërmjet një shkresë zyrtare në bazë të ligjit 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Sipas saj bashkia ka pushuar nga puna edukatoren duke shkelur ligjin, si dhe ka emëruar një përgjegjëse e cila në bazë të inspektimit të kryer nga Inspektoriati  Shtetëror Arsimor nuk plotëson kriteret . "Bashkia e Vorës ka bërë një shkarkim i cili nuk bazohet në ligj. Aktualisht ndryshimet e propozuara për emërimin e drejtuesve të kopshteve nga bashkitë, ende nuk janë miratuar në Parlament. Ndaj  vazhdon të jetë në fuqi ligji i vjetër  nr 69 i vitit 2012 pa ndryshimet e kërkuara” tha drejtoresha. Të njëjtën gjë e thotë qartë edhe shkresa e Ministrisë së Arsimit e cila e cilëson si të kundraligjshme veprimin e Bashkisë Vorë. “Unë jam drejtoresha e institucionit kam vulën dhe çoj listën e pagave në bashki dhe Ineida rezulton aty edhe pse nuk e merr pagën" pohon  Bali . "Fiks Fare"  ka ballafaquar  së bashku  edukatoren,  drejtoreshën e kopshtit dhe përgjegjësen e zgjedhur nga bashkia. Roja e kopshtit nuk e ka lejuar drejtoreshën të hyjë në institucion. Ndërkohë ka lajmëruar përgjegjësen e cila në ballafaqim me drejtoreshën e ka pranuar se kjo e fundit është titullaria e institucionit, por në anën tjetër ajo u shpreh se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga bashkia . "Po unë e njoh zonjën është drejtoresha . Nuk e kam shkarkuar unë edukatoren por bashkia, ndaj përgjigjen duhet ta merrni atje" ka përfunduar përgjegjësia e kopshtit e cila më pas është larguar, ndërsa roja ka mbyllur portën e institucionit duke lënë jashtë edukatoren dhe drejtoreshën. "Fiks Fare"  iu  drejtua  Bashkisë Vorë   e cila nëpërmjet një shkresë zyrtare bëri me dije se nuk e njihte  drejtoreshën e kopshtit si titullare. Shkresë e Bashkisë Vorë nuk kishte asnjë argument ligjor për shkarkimin e edukatores,  e cila cilësohej si me kontratë dhe jo definitive. Emisioni “Fiks Fare” kërkoi sërish një ballafaqim  dhe pas tre ditësh arritën të merrnim një përgjigje nga Drejtori i Arsimit Vorë. Drejtori  nuk e priti gazetaren në zyrë , por jashtë kamerave premtoi se do të sistemonte edukatoren e hequr padrejtësisht . I pyetur se përse është shkelur ligji nr.69 i vitit 2012 , drejori  Ymer Kodra  hezitoi të përgjigjej dhe u largua  pa dhënë asnjë argument që të vërtetonte të kundërtën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari befason policinë angleze, shikoni çfarë ka fshehur në mbathje
Hajduti vjedh në xhami në mes të ditës, ja si kapet në flagrancë »
Article Logic
Execution time: 0.01944899559021
array(1) { ["section"]=> string(76) "skandali-ne-kopshte-dy-edukatore-per-nje-vend-pune-paguhet-vetem-njera-93205" }