Skandali në “Loro Boriçi”, gjysma e punëtorëve në të zezë, bllokohen punimet

Publikuar tek: sport, më 18:15 01-09-2015 Skandali në “Loro Boriçi”, gjysma e punëtorëve në të zezë, bllokohen punimet

Aksioni i ndërmarrë sot kundër “informalitetit” ka prekur edhe stadiumin “Loro Boriçi”. Puna në impiantin që po ndërtohet në Shkodër është ndërprerë ditën e sotme, pas aksionit të organizuar nga zyra e Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë Rajonale të këtij qyteti.

Pas kontrollit të ushtruar nga inspektorët ka rezultuar se gjysma e punëtorëve që po punojnë në rikonstruksionin e stadiumit, janë pa dokumentat përkatëse, çka ka sjellë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

Në stadiumin e Shkodrës, janë punësuar nga firmat zbatuese shumë punëtorë, të cilët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit. Por, edhe kjo vepër madhore që po ndërtohet, e mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, nuk rezulton të jetë brenda rregullave të kërkuara.

Lexo edhe: Çfarë duhet të dinë konsumatorët dhe bizneset për aksionin kundër “informalitetit”, kur gjobitet qytetari dhe kur mbyllet një biznes 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja stërvitje me dyer të hapura përpara Danimarkës, De Biasi kërkon mbështetje
Danimarka me tre mungesa të rëndësishme ndaj Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.023502826690674
array(1) { ["section"]=> string(78) "skandali-ne-loro-borici-gjysma-e-punetoreve-ne-te-zeze-bllokohen-punimet-19708" }