Skandali në peshëngritje, Godelli akuza Luan Shabanit: Na dha doping, ka prova

Publikuar tek: sport, më 17:07 19-04-2015 Skandali në peshëngritje, Godelli akuza Luan Shabanit: Na dha doping, ka prova Luan Shabani (majtas), Daniel Gogelli (në mes), pas medaljeve të fituara në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Në një replikë me ndejkësit e tij në rrjetet sociale, peshngritësi Daniel Godelli, i cili rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas kambionatit botëror të peshëngritjes, shprehet se ishte Luan Shabani me të cilin u stërvitën në Greqi që u dha sportistëve substancën e ndaluar.

Godelli thotë se në 15 vite sport ku ka marrë mbi 50 medalje dhe në 52 kontrolle antidopingu ka rezultuar negative, kjo në kohën kur nuk e njihte Luan Shabanin.

Këta njerëz që kërkojnë prova për Luanin i gjen se ka prova por mos i përmendni më emrat e sportistëve, mos i hidhni më benzinë zjarrit dhe na lini të mbajmë një dënim që nuk na takon . Mjafton të shohësh luanin në këtë foto se sa i gëzuar është për ato medalje që morëm me djersë jo me ndihmën e Luanit por e vërteta do vijë herët apo vonë” shkruan Godelli.

Daniel Godelli ironizon qëndrimin e Luan Shabanit në fotografinë e realizuar pas marrjes së medajleve. Për të, fakti që Luan Shabani “fshehet” dhe nuk del të sqarojë pozicionin e ti apo të japë përgjigje për akuzat, do të thotë se gjithçka është bërë qëllimisht nga Shabani. Godelli e quan medikamentin e ndaluar “më antik se piramidat” duke nënkuptuar se nuk kishte se sit ë binin dakort të tre sportistët për një medikament që njihet gjerësisht dhe dallohet menjëherë në testet antidoping.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana, nga Gjykata e Arbitrazhit drejt e në sfidën me Juventus
Vendimi i CAS, Duka: Nuk ka përsëritje të ndeshjes, e pabesueshme nëse nuk fitojmë »
Article Logic
Execution time: 0.021072149276733
array(1) { ["section"]=> string(80) "skandali-ne-peshengritje-godelli-akuza-luan-shabanit-na-dha-doping-ka-prova-9184" }