Skandali në Sarandë, Kreshnik Bozho i PD publikon fletën e votimit në ‘’Facebook’’

Publikuar tek: politike, më 11:15 22-06-2015 Skandali në Sarandë, Kreshnik Bozho i PD publikon fletën e votimit në ‘’Facebook’’ Publikimi i fletës së votimit nga Bozho

Publikon fletën e votimit, ku duket qartë që ka votuar veten. Kreshnik Bozho, kandidati I PD-së për Sarandën ka publikuar 23 orë më parë, gjatë kohës që zgjedhësit e Sarandës votonin fletën e tij të votimit.

Jo vetëm që ky fakt shënon një shkelje të heshtjes zgjedhore, por njëkohësisht edhe shkelje flagrante të fotografimit të fletës së votimit dhe publikim të saj. Ndërkohë që qytetarët e kanë uruar në këtë status në FCB për fitore.

Po kështu edhe votuesit që kanë mbështetur atë kanë publikuar foto nga fleta e tyre e votimit.

Bozho garon me Florjana Kokën e PS-së në Sarandë. Deri më tani Koka është në avantazh, me rreth 270 vota. Kanë mbetur edhe 18 kuti votimi për t’u numëruar nga 50.

kreshnikbozho3

Vota e fotografuar e një mbështetëse të Bozhos

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rigels Balili fiton me rezultat të thellë bashkinë e Delvinës
Fitorja në Konispol, PDIU: Qytetarët votuan kundër ndasive artificiale »
Article Logic
Execution time: 0.02528190612793
array(1) { ["section"]=> string(83) "skandali-ne-sarande-kreshnik-bozho-i-pd-publikon-fleten-e-votimit-ne-facebook-14328" }