Skandali në Shkodër/ Niko Peleshi del rrufeshëm në konferencë: Një qytetar çoi në arrestimin e falsfikatorëve dhe inspektorëve të AKU-t

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 30-03-2018 Skandali në Shkodër/ Niko Peleshi del rrufeshëm në konferencë: Një qytetar çoi në arrestimin e falsfikatorëve dhe inspektorëve të AKU-t Niko Peleshi, minister i Bujqesise

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ka dalë në një konferencë të shkurtër lidhur me skandalin e zbuluar në Shkodër, ku një barikë prodhonte produkte ushqimore jashtë standarteve higjenike në kushte skandaloze.

Peleshi zbuloi se ishte pikërisht një qytetar ai i cili përmes denoncimit të tij, çoi në pranga falsifikatorët dhe dy inspektorët e AKU-t që nuk kallëzuan gjendjen e rëndë në fabrikë.

“Kjo është një punë e përditshme e jona. Dia të riktheksoj për bashkëqeverisja me qytetarët. Kjo ndodhi pas një denoncimi qytetar. Janë arrestuar tre persona pjesë e kësaj veprimtarie por edhe dy inspektorë”, tha ministri në konferencë.

DEKLARATA E PLOTË:

Komunikim publik pas një rasti të konstatuar nga AKU dhe mbështetur nga prokuroria shkodër në këtë qytet ku është konstatuar një aktivitet në kundërshtim me ligjin. Një shkelje e rëndë flagrante.

Kjo është një punë e përditshme e jona. Dia të riktheksoj për bashkëqeverisja me qytetarët. Kjo ndodhi pas një denoncimi qytetar. Janë arrestuar tre persona pjesë e kësaj veprimtarie por edhe dy inspektorë.

Arsyeja e dytë është sesi po jetësojmë premtimin tonë. Do ti japim fund konstatimit të rasteve të paligjshmërisë. Në rastin konkret nuk janë arrestuar vetëm tre personat e përfshirë, por edhe dy inspektorë të AKU. Kjo qasje do të vazhdojë. Nuk do të ketë paligjshmëri të pashoqëruar me inspektorët që e kanë lejuar.

Siguria ushqimore është element i sigurisë kombëtare. Kemi një plan dhe bashkëpunojmë me doganat, shërbimet e inteligjencës. Bashkëqeverisja nuk është slogan por instrument I qëndrueshëm I punës sonë të përditshme.

Përmes kësaj krahas edhe planeve tona kemi bërë të mundur të rrisim eficensën e punës sonë. Platforma shqipëriaqeduam.al është mënyra më e shkutër për të mbërritur te ne, dhe për të dhënë mundësi për të zgjidhur gjerat për 10 ditë.

Duke ju bërë të njohura standartet. Nuk po ndërmarrim masa repressive për të zënë në befasi bizneset, por ju kemi dhënë mundësinë të vetëkontrollohen. Pas vetëkontrollit dhe paralajmërimeve dhe kohës në dispozicion për tu vetëpërmirësuar, masat e zbatimit të ligjit janë të pakompromis. Sepse kjo do të ketë lidhje me sigurinë e konsumatorit shqiptar.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terrorizonin Vlorën me vjedhje, policia shokohet kur zbulon kush ishin hajdutët
Inspektim rrufe në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, kallëzohen 3 ish zyrtarë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.031094074249268
array(1) { ["section"]=> string(140) "skandali-ne-shkoder-niko-peleshi-del-rrufeshem-ne-konference-nje-qytetar-coi-ne-arrestimin-e-falsfikatoreve-dhe-inspektoreve-te-aku-t-115072" }