Skandali në Vjenë/ Rama dhe Bushati prezantohen me flamurin e deformuar shqiptar, prodhim kinez

Publikuar tek: politike, më 09:37 27-08-2015 Skandali në Vjenë/ Rama dhe Bushati prezantohen me flamurin e deformuar shqiptar, prodhim kinez Flamuri shqiptar ne krah te flamurit te BE, por jo origjinali, por kinezi me shqiponje te deformuar

Shqipëria prezantohet me nivelin e saj më të lartë në Samitin e Vjenës në kuadër të Planit të Berlinit në Vjenë. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm gjenden atje. 

Por me një skandal të dukshëm në fakt në çështjet protokollare.

Siç bëhet e qartë nga fotoja e takimit që kanë pasur paradite ministrat e jashtëm të rajonit me zyrtarët e lartë të BE, flamuri shqiptar i prezantuar në qendër të sallës, krah flamurit të BE në të djathtë, nuk është flamuri ynë kombëtar.

Por është prodhimi kinez i flamurit shqiptar, ai që hyri gjerësisht në Shqipëri me rastin e festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Mania e flamurit kinez me shqiponjën me noçkë, në fillimet e veta, përfshiu edhe institucionet shqiptare. Por pas lajmërimit mediatik u zhduk.

Duket se në kancelaritë botërore protokolli shqiptar nuk ka arritur të zhdukë flamurin e deformuar që siç shihet, është sot në sallën e mbledhjes së ministrave të jashtëm.

Ndoshta ministria e Jashtme e Austrisë ka qenë e pavëmendshme për të vënë re këtë detaj kombëtar të Shqipërisë. Por me delegacionin shqiptar, janë me dhjetëra punonjës të qeverisë shqiptare që shoqërojnë kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm Bushati. Të paktën ata zyrtarë duhet të kishin vënë re flamurin e deformuar, për të mos e lejuar të merrte dhenë në gjithë rrjetet sociale. 

Tjetër foto e flamurit të deformuar në konferencën për shtyp

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Shkreli: Kishat? Superpune me financimin e shtetit në Kishën e Shën Thanasit në Karavasta
“Furiozi Rama, tha: Më pranoni ose Ballkanin e hedhin në erë”, Berisha i alarmuar nga kryeministri në Vjenë »
Article Logic
Execution time: 0.019645929336548
array(1) { ["section"]=> string(99) "skandali-ne-vjene-rama-dhe-bushati-prezantohen-me-flamurin-e-deformuar-shqiptar-prodhim-kinez-19294" }