Skandali/ Shqipëria pritet me flamuj të deformuar në Rumani

Publikuar tek: politike, më 10:38 28-02-2015 Skandali/ Shqipëria pritet me flamuj të deformuar në Rumani Edi Rama në Rumani

Shqipëria nuk është pritur në Rumani me simbolet zyrtare, por me simbole të deformuara. Gjatë vizitës në Rumani të kryeministrit Rama dhe delegacionit të tij, janë shfaqur kudo flamuj me shqiponjën dykrenare të deformuar.

Në fotot më poshtë do të shikoni se si dy krerët e shqiponjës janë më të lakuar se forma zyrtare e tyre dhe se si dy këmbët kanë gishta më të trashë. Po kështu flatrat nuk janë në raportin e duhur, sipas simboleve të përcaktuara si dhe bishti nuk përkon me variantin zyrtar. Nuk dihet se ku i kanë marrë autoritetet rumune simbolet shqiptare për të respektuar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj.

Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama e ka vënë re këtë gjë dhe nëse ka marrë nismën për ta ndryshuar, së paku për autoritetet e tjera shqiptare që do të mbërrijnë në Rumani.

Po sjellim për ju edhe flamurin me simbolin kombëtar zyrtar.  V.G/Newsbomb.al

flamurishqiptarzyrtar

Simbolet e Flamurit Shqiptar

 skandalrumaniok

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-Metës: Interpelancë me Ramën për dhunën ndaj studentëve
Tom Doshi-ministrave: Vidhni dhe s’hapni telefonin, Briseida Shehaj seksere »
Article Logic
Execution time: 0.023213148117065
array(1) { ["section"]=> string(56) "skandali-shqiperia-me-flamuj-te-deformuar-ne-rumani-4629" }