Skandali / Shqipëria vuan për ujë, por Rama planifikon të furnizojë jugun e Italisë

Publikuar tek: politike, më 19:59 15-09-2015 Skandali / Shqipëria vuan për ujë, por Rama planifikon të furnizojë jugun e Italisë Foto ilustruese

Shqipëria do të furnizojë me ujë të gjithë rajonin e Pulias në jug të Italisë. Kjo është marëveshja arritur sot midis kryeministrit Edi Rama dhe Governatorit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano.

Edhe pse në vitin 2015 Shqipëria vuan ende mungesë të theksuar të ujit të pijshëm si dhe ka cilësinë më të dobët të ujit që vjen në çezmat e qytetarëve, kryeministri Rama i ka dhënë prioritet projektit për furnizimin me ujë të gjithë jugut të Italisë, me anë të një tubacioni nënujor nga burimet ujore shqiptare.

Guvernatori i Pulias shprehet mëse i lumtur për këtë arritje:

Në Shqipëri ka burime hidrike të mëdha e të një cilësie mjaft të mirë, por që nuk përdoren mjaftueshëm. Ndërsa ne kemi strukturën teknike. Mendojmë se kjo është një nga mënyrat për të thyer barrikadat mendore mes Shqipërisë dhe Italisë. Mjaft italianë kanë shkuar drejt Shqipërisë me rezultate befasuese në përmirësimin e kapaciteteve të tyre duke përfituar dhe nga niveli i ulët i taksave e nga një kosto e përgjithshme vërtetë minimale”, ka thënë Guvernatori i Pulias Michele Emiliano.

Uji është një nga resurset që në vitet e ardhsme parashikohet të jetë “luks” për shumë vende të botës, sipas një studimi të shkencëtarëve më në zë të botës, ndërsa Shqipëria, edhe pse ka sasinë më të madhe të ujit në Europë, në raport me popullsinë, vijon të vuajë mungesën e saj në çezmat e mijëra qytetarëve, sidomos gjatë sezonit veror.

Disa vite më parë, përflitet se ka patur një tentativë për të transportuar ujin nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë drejt Italisë, por ky projekt nuk u realizua.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e PD, Ministria e Brendshme nuk mohon përjashtimet e Meçit: Janë bërë për arsye politike
Akuza për politikanët, nuk tërhiqet OSBE: E kemi pjesë të punës rutinë, jo për vendimmarrje »
Article Logic
Execution time: 0.018985033035278
array(1) { ["section"]=> string(86) "skandali-shqiperia-vuan-per-uje-por-rama-planifikon-te-furnizoje-jugun-e-italise-20865" }