Skandali te lulishte “1 Maji” në Durrës, Duma: Dako ka dhënë leje për ndërtimin e një 6-katëshi

Publikuar tek: politike, më 21:24 18-06-2015 Skandali te lulishte “1 Maji” në Durrës, Duma: Dako ka dhënë leje për ndërtimin e një 6-katëshi

Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit ka thënë gjatë emisionit “Studio e Hapur” se kryetari aktual i Bashkisë, Vangjush Dako ka dhënë një tjetër leje ndërtimi në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

Sipas Dumës, bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 6 katësh në lulishten “1 Maji” të këtij qyteti. Pallat që do të ketë edhe dy kate nën tokë. Grida Duma tha se leja e dhënë në zonën e ndaluar pranë Postës në lulishten “1 Maji” po mbahet e fshehur nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe punimet pritet të nisin pasi Dako i ka premtuar një gjë të tillë, investuesit të pallatit.

"Nuk do të lejohet kurrsesi një gjë e tillë. Ai qytet kërkon çlirim tani. Edhe biznesi i vogël është në presion absolut. Njerëzit janë sot në një presion të jashtëzakonshëm", ka thënë Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgatitet incident në Durrës, Duma: Komisionerët e PD-së nuk do lejojnë asnjë nga 2800 votues fiktiv të votojnë
Ja video që refuzoi Vangjush Dako, qytetari: Do shkoj të votoj në Durrës për 50 mijë lekë, jemi 80 veta »
Article Logic
Execution time: 0.020272970199585
array(1) { ["section"]=> string(97) "skandali-te-lulishte-1-maji-ne-durres-duma-dako-ka-dhene-leje-per-ndertimin-e-nje-6-kateshi-13963" }