Skandali, tifozëve kosovarë u ndalohet të mbajnë flamurin shqiptar në… Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 16:28 06-10-2016 Skandali, tifozëve kosovarë u ndalohet të mbajnë flamurin shqiptar në… Shqipëri

Skandal i vërtetë është sjellja e policëve kosovarë në pikën kufitare të Morinës, aty ku tifozëve u janë sekuestruar flamujt shqiptarë.

Top Channel ka qenë në Morinë ku ka intervistuar disa tifozë të cilët kanë pohuar se policia u kishte marrë disa flamuj kuq e zi që ata kishin në autobus. Gjithsesi ato theksojnë se në stadiumin “Loro Boriçi” do të jenë të gjitha simbolet kombëtare.

“Do të ketë flamur kuqezi, do të ketë çdo simbol tjetër kombëtar. Jemi krenare që jemi shqiptarë”, tha një tifoz.

“Në autobus kemi flamuj kuqezi, por disa na i mori policia, nuk e dimë pse. Por ne kemi edhe fanella kuqezi me shqiponjë”, thotë një tjetër.

“Sot jam me blu, të dielën do të jem kuqezi. Shpresoj të fitojmë sot. Kosova 2-2, ndërsa Shqipëria 5-0”, thotë një tifoz që kishte ardhur nga Zyrihu.

“Flamurin shqiptar e kemi në Shkodër. Ne e kemi zemrën shqiptare”, thotë një tjetër tifoz kur u pyet nëse kishte flamurin kombëtar me vete.

Kosova luan ndeshjen e dytë në eleminatoret e Botërorit 2018, kundër Kroacisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekordi ‘’Guinnes’’ në Angli, portieri zëvendësohet çuditshëm vetëm 3 minuta nga fillimi i lojës
Deputetja sulmon ashpër në Kuvend Fadil Vokrrin: Zotëri, nuk i ndalon dot shkodranët të vishen kuq e zi »
Article Logic
Execution time: 0.016726970672607
array(1) { ["section"]=> string(83) "skandali-tifozeve-kosovare-u-ndalohet-te-mbajne-flamurin-shqiptar-ne-shqiperi-55294" }