Skandaloze, anijet greke nxijnë bregdetin e Ksamilit, shikoni katastrofën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:17 05-07-2017 Skandaloze, anijet greke nxijnë bregdetin e Ksamilit, shikoni katastrofën

Ndërkohë që sapo kemi hyrë në pikun e sezonit turistik, dhe të gjithë po shpresojmë që të jetë sa më i mbarë për të gjithë, nga Ksamili vijnë lajme skandaloze.

Ditën e djeshme është raportuar se anijet greke përsërisin për të dytën herë skandalin e derdhjes së mbetjeve në ujërat e Ksamilit. Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke. Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku e kaltra e detit u kthye në ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018882036209106
array(1) { ["section"]=> string(77) "skandaloze-anijet-greke-nxijne-bregdetin-e-ksamilit-shikoni-katastrofen-85043" }