Skandaloze, “Përdhoset” Flamuri shqiptar, "Shqipërinë po e përdhunojmë si asnjë armik"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:05 26-04-2017 Skandaloze, “Përdhoset” Flamuri shqiptar,

Flamuri shqiptar është simboli identifikues i kombit tonë për të cilin kemi luftuar fort që ta mbrojnë me krenari dhe dinjitet.

Ndërsa sot në Shqipërinë tonë ky flamur është përdhosur nga vetë ne shqiptarët. Avokati Adriatik Lapaj ka denoncuar këtë akt të shëmtuar nëpërmjet facebok, ku thotë punëtori i një firme që po kryente punimet përdorte flamurin si sinjalizues për trafikun.

Postimi plotë i avokatit Lapaj:

SHPERNDAJE!
Te shohim qe jo vetem kemi prekur fundin, por kemi shkuar shume me poshte se fundi.

Sot e nisa diten me nje skene qe ma coi tensionin 24.
Punetori i firmes qe po kryente punimet te mbikalimi i plepave perdorte si flamur sinjalizues per trafikun nje flamur kombetar.
Kaq shume i'a kane ulur dinjitetin Shqipes bijte e saj sa ta perdorin si lecke te kuqe.
Per ate "lecken" ne doren e punetorit jane vrare mijera e mijera bij e bija te trojeve tona.
Per ate "lecken" jane bere ndaj shqiptareve masakra monstruoze.
Nuk e dorezuan kurre flamurin ndaj armikut shqiptaret. Ate qe nuk ben armiqte me pushke, po e bejne vete shqiptaret me Marrezine e madhe qe na ka kapur.
Edhe boll me "O sa mire me qene shqiptar", se Shqiperine po e perdhunojme si asnje armik. Shqiperine po e vjedhim, po e presim, po e dhjesim, po e plehrizojme, po e kanabizojme, po e shperfytyrojme, po e zvarrisim, po e grisim, po e shesim dhe ngjeshim.......
Shqiperi me fal!
P.s Turp qe nje kompani te marr leke publike e te percudnoje flamurin kombetar. Ketij kallamit ne foto i'a tregova vete vendin, po e di qe halli eshte aq i madh sa nuk e di a ka me zgjidhje.
Qe ta dini ju perdhosja e Flamurit Kombetar eshte shfuqizuar si veper penale.....mund te fshijne dhe sheshin me te e nuk u hyn gjemb ne kembe.

dgdfgdfgdfg.jpg

23232323.jpg

121212121.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026276826858521
array(1) { ["section"]=> string(86) "skandaloze-perdhoset-flamuri-shqiptar-shqiperine-po-e-perdhunojme-si-asnje-armik-76565" }