Skanimi, Bode: Doganat, 75 milionë dollarë më pak, evazioni dhe kontrabanda në nivele të papara

Publikuar tek: politike, më 14:38 09-07-2015 Skanimi, Bode: Doganat, 75 milionë dollarë më pak, evazioni dhe kontrabanda në nivele të papara

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka thënë se kompania amerikane e skanimit “Rapiscan” është një domosdoshmëri për Shqipërinë, por kontrata e saj është vonuar nga qeveria , që sipas Bodxes nuk dëshiron transparencë.

Bode tha se doganat shqiptare kanë pësuar humbje të të ardhurave me 75 milionë dollarë më pak në krahasim me tre vite më parë ndërsa evazioni fiskal dhe kontabanda kanë arritur nivele më të larta se kurrë.

“Një kontratë e cila synote të ulte evazionin fiskal dhe Shqipëria është një vend i tillë. Të ardhurat janë 75 milionë dollarë më pak. Ndërkohë që deklaroni se janë shtuar me 30%. Evazioni, Kontrabanda kanë arritur në nivele të papara ndonjëherë. Janë me mijëta kontenierë të zhdoganuar para tre viteve.

Vlera e humbur është shume e madhe. Kjo ka qenë arsyeja pse kjo kontrarë është dërguar lartë e poshtë nëpër zyra, për ta sjellë këtu më në fund duke thënë “Po është e ligjshme dhe duhet të merret në konsideratë”, ka thënë Bode.

Deputeti i PD-së ka tha gjatë fjalës së tij në Parlament sekompania e skanimit është e domosdoshme dhe prezenca e saj në Shqipëri është një nder për tregun shqiptar. Bode ka thënë se 20% të karburantit janë të përziera, dhe kjo gjë është identifikuar nga koncensionari pavarësisht se është detyrë e qeverisë.

“Ato skanonjë dhe reflektojnë narkotikët, armët dhe lëndët radioaktive. Kontrolle ka edhe për biznesin. Biznesi sot vendoset në persion të paparë nga kontrollet pa fund. Por ata që futen në procesin e kontrollit e dijnë shumë mirë që nuk mund të dalin pa paguar shuma të mëdha. Dhe kjo është një kosto e padukshme.

Ky koncension iu besua kompanisë më të madhe në botë “Rapiscan”, prezenca e të cilës në Shqipëri ishte një nder.

Ne bëmë koncesionin e karburantit, një proces që shënjon karburantet nëse ka përzierje apo jo. Çmimi 7 lekë për litër paguhet prej vitesh. Kompanitë e kanë te sasitë e mdha të karburanteve të cilat përzihen dhe shtohen. Keni një raport që koncensionari ju ka dërguar që ju thotë “Edhe pse është detyra e qeverisë që të bëjë gjurmimin e ka bërë vetë koncensionari”, dhe i ka thënë qeverisë se 20% të karburanteve janë të përzier. Dhe 20 përqind janë 100 mijë ton dhe 100 mijë ton janë 100 milionë dollarë”, tha Bode.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mima në Kuvend: Tonelata me materiale radioaktive janë kapur në doganë, mund të kenë rënë në dorë të ISIS
Braçe kritikon edhe kolegët e qeverisë: Parlamenti po bëhet gjithnje e më hipokrit »
Article Logic
Execution time: 0.027403831481934
array(1) { ["section"]=> string(97) "skanimi-bode-doganat-75-milione-dollare-me-pak-evazioni-dhe-kontrabanda-ne-nivele-te-papara-15724" }