Skenari i PD për Frrokun, nesër votohet pro edhe për ndryshimet në kodin zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 13:58 01-04-2015 Skenari i PD për Frrokun, nesër votohet pro edhe për ndryshimet në kodin zgjedhor

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur se do të jenë nesër të pranishëm në Parlament për të marrë pjesë intensivisht në diskutimet për ligjet dhe problemet e qytetarëve.

Grupi Parlamentar i PD gjithashtu ka njoftuar për protestën që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në Shkodër. Burime nga grupi i PD janë shprehur se opozita do të votojë pro kërkesës për Mark Frrokun si dhe pro ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij kreut i PD Lulzim Basha, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Tahiri.

“Dorëheqja e Didit është një marrëveshje. Përgjegjës është ministri, të tjerët janë shërbëtorë dhe zbatojnë urdhrat. Ndaj përsërisim kërkesën tonë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri ministër i Brendshëm është një mallkim për vendin, rendin dhe sigurinë e shqiptarëve. Nuk ka nevojë për asnjë provë më shumë. Është një çiban që duhet shkulur sa më shpejt.” , tha kreu i PD Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Të dorëhiqet Tahiri, është një mallkim. Rama me Ndokën kë po sfidon?
Rama prezanton Keti Bazhdarin për Bashkinë e Shkodrës »
Article Logic
Execution time: 0.022300958633423
array(1) { ["section"]=> string(82) "skenari-i-pd-per-frrokun-neser-votohet-pro-edhe-ndryshimeve-ne-kodin-zgjedhor-7549" }