Skenari tronditës, tentohet eleminimi me helm në verë i “prifit rebel”, Nikolla Marku

Publikuar tek: kulture-art, më 16:55 26-08-2017 Skenari tronditës, tentohet eleminimi me helm në verë i “prifit rebel”, Nikolla Marku

Deklarata të rënda të lëshuara nga At Nikolla Marku. Duket se tensioni mes tij dhe Kishës Ortodokse Autoqfale drejtuar nga Janullatus është ngritur sërish.

Gjendja është acaruar së tepërmi kur mesditën e së premtes është regjistruar edhe një incident mes tij, dy priftërinjve serbë të Manastirit të Graçanicës dhe një prifti shqiptar. Grupi prej rreth 100 turistësh, mes tyre dhe studentë, kanë shkuar të vizitojnë kishën Shën Maria. Por aty kanë hasur rezistencën e At Nikollës në oborr.

Ati e ka konsideruar këtë si një provokim të rëndë që i bëhet kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga bashkëpunimi i dy kishave, asaj greke me atë sllave.

 “Vitin e kaluar isha në Graçanicë dhe ua shpjegova priftërinjve serbë se si qëndronte puna e kishës sonë me atë greke. Por nuk ma mori mendja se një ditë ata, bashkë me priftërinj shqiptarë të Janullatus do të më vinin tek oborri i kishës.  Ishin rreth 100 vetë. Mes tyre dy priftërinj të manastirit të Graçanicës dhe një prift shqiptar. Më befasoi prania e priftit ortodoks shqiptar pasi Janullatus ka deklaruar se cilido prift që shkel në kishën Shën Maria do të pushohet nga puna. Unë iu shpjegova se nuk mund të pranoj një provokim të tillë. Se kisha i përket gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare”.

At Nikolla shkon edhe më tej kur thotë se ky është një skenar i përbashkët mes dy kishave, serbe dhe greke, për të marrë kishën Shën Maria. “Mes tyre ishte dhe një person i cili kam zbuluar se ka dashur të më eleminojë”, shprehet at Nikolla. Unë jam sëmurë me parkinson dhe ata po nxitojnë që të më heqin qafe e të marrin kishën. Por nuk kanë për t’ia arritur”, tregon ai më tej. Sipas at Nikollës, kisha greke ka përgatitur edhe pasardhësin që do ta zëvendësojë atë. “Kam mësuar se kanë gati edhe pasardhësin që do të më zëvendësojë mua dhe ta marrin kishën. Mezi po presin fundin tim. Ndaj po thurin lloj-lloj komplotesh. Por po u them se, edhe kur të mos jem më unë, kjo kishë do të drejtohet nga një prift shqiptar”.

At Nikolla Marku i është rikthyer edhe njëherë çështjes së drejtimit të kishës ortodokse në Shqipëri. Ai ka kërkuar që Kryepeshkopi Janullatus të largohet sa më parë sepse u ka sjellë shumë të këqija shqiptarëve, që do të kenë pasoja edhe në të ardhmen. Ai këmbëngul që kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare të ketë Kryepeshkopin e saj me origjinë, gjuhë dhe gjak shqiptar ashtu siç e ka saktësuar Sinodi i Shenjtë.

Skenari i helmimit, rrëfimi i At Nikollës

Ata Nikolla mendon se prej disa vitesh kisha greke po përpiqet që ta eleminojë edhe fizikisht atë ashtu siç bënë me Papa Kristo Negovanin e priftërinj të tjerë shqiptarë. Ai shprehet shumë i sigurtë për këtë skenar e madje tregon me detaje gjithçka ka mësuar nga vetë goja e atij që ka dashur që ta eleminojë.

Ja çfarë thotë at Nikolla:

“Nuk po trilloj. Kjo që po iu deklaroj është e vërtetë. Ata kanë kohë që duan të më heqin qafe. Kam fakte për këtë dhe kam vënë në dijeni edhe organet kompetente. Ashtu si dhe ju, edhe unë kemi dëgjuar për bëmat e kishës greke por, se do të isha edhe unë protagonist këtë, se kisha imagjinuar. Kam menduar se kohët kanë ndryshuar, pavarësisht divergjencave tona, puna nuk do të arrinte deri këtu. Por ja që është një fakt rrëqethës. Unë zbulova skenarin se si do të më eliminonin. Dhe ky eliminim ishte përgatitur me kohë, dalëngadalë për të pasur një fund të sigurt. Një skenar makabër i përgatitur nga qarqet të errëta të kishës dhe shovinistëve grekë. Mortati ishte brenda në kishë, fare pranë meje. Në momentin final personi në fjalë duket se nuk do ta bante më mëkatin ndaj më tregoi gjithçka. Ai më tha se ishte instruktuar që të vidhnin dhe kopjonin çelësat e kishës, të hynin brenda saj, të hidhnin helm në verë. Madje ishin interesuar edhe për peshën time trupore që gjithçka të ishte e sigurt. Kur më tregoi, i thashë personit në fjalë: A do ti deklarosh këto gjëra para shokëve të tjerë?

Që nga ajo kohë u zhduk. Të gjitha këto ia kam deklaruar organeve kompetente. Unë vuaj nga parkinsoni dhe sëmundja natyrisht që është e rëndë. Një nga shkaqet e sëmundjes është edhe stresi që kam hequr gjatë këtyre viteve në luftë i vetëm me kishën greke. Dhe ata po nxitojnë të më eleminojnë duke e justifikuar si një aksident të sëmundjes sime. Madje kanë përgatitur edhe pasardhësin. Por janë të humbur. Perëndia më ka ndriçuar rrugën dhe kam zbuluar gjithçka. I zbulova dhe po i demaskoj para gjithë shqiptarëve, para gjithë botës. Kurrë nuk kanë për të na e marrë kishën tonë të themeluar nga Kryepeshkopi Visarion Xhuvani. At Nikolla rron dhe do të rrojë deri sa përpjekja për të pasur kishën tonë të jetë një realitet. Hiqni dorë nga skenaret e zeza se do iu mallkojë historia!”

Misteri që fsheh në themele godina e qarkut dhe prefekturës Elbasan

Godina, ku ndodhet këshilli i qarkut dhe prefektura Elbasan, është një nga më të bukurat në këtë qytet. Edhe pse është ndërtuar rreth 100 vjet më parë, ajo prezanton një pamje hije rëndë që i jep autoritetin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Godina e këshillit të qarkut dhe prefekturës Elbasan është ndërtuar më herët se godinat qeveritare në Tiranë. Të habit fakti se sa me prespektivë është konceptuar projekti në atë kohë, dhe ta imagjinosh, jo nga inxhinierë me famë, por nga mjeshtrat e ndërtimeve që ushtronin profesionin në atë periudhë në qytet.

E gjithë kjo vepër arti fsheh datëlindjen e saktë në themelet e saj. Në një nga gurët e themeleve është gdhendur “Usta Jonuz Trebishta, 1923”.

Godina në fjalë ka qenë funksionale në periudhën e Mbretit Zog, gjatë pushtimit nazi-fashist, gjatë diktaturës dhe tani në vitet e demokracisë. Ajo konsiderohet si “Parlamenti, Kryeministria, apo Presidenca” e Elbasanit. Është pra, godina kryesore dhe më me pushtet në këtë qytet. Dhe e gjitha meritë e usta Jonuz Trebishtës, “arkitekt Sinanit” të shekullit të kaluar në Elbasan. Nga Fatos Salliu për shekulli. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një artist i lindur si Mitrush Kuteli, krijime mahnitëse që në moshën 12-vjeçare( Dokumente Historike)
Surprizat e mbrëmshme në MTV VMA 2017, shkëlqen Bebe Rexha (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.045903921127319
array(1) { ["section"]=> string(87) "skenari-trondites-tentohet-eleminimi-me-helm-ne-vere-i-prifit-rebel-nikolla-marku-90266" }