Skenaristi “i përvishet mirë e mirë” Erion Braçes pasi pa këtë foto, por deputeti hakmerret shpejt

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:23 08-08-2016 Skenaristi “i përvishet mirë e mirë” Erion Braçes pasi pa këtë foto, por deputeti hakmerret shpejt

Disa ditë më parë deputeti socialist Erjon Braçe publikoi këtë foto të një të riu që shiste libra në plazh duke e cilësuar si një “super hero”. Ish skenaristi i “Apartamentit 2XL”  Alion Caci që tanimë prej dy vitesh jeton në Amerikë, është ngacmuar nga fotoja dhe i ka drejtuar 5 pyetje të forta deputetit dhe jo vetëm që s’ka marrë asnjë përgjigje por Braçe e ka bllokuar nga faqja, gjest që është pasuar me tone të forta ironie nga Caci.

"Më doli para syve kjo fotoja e Braçes. Thashë ta anashkaloja se po fole për thashethemet e pompon thashethemin - thonë. Por iu riktheva ta shikoja përsëri.

“Shikoj këtë të djathtin Braçe që gjasme promovon shitjen e librave. Bravo deri këtu! Jam i pari që do dilja t'i shpërndaja edhe falas po të kisha shumë libra. Por le të gjejmë pak të këqijat te çdo e mirë si shqiptarë që jemi.

E para e punës, ju braçistët jeni ata që taksoni çdo lloj shitësi ambulant dhe i konfiskoni mallin në qoftë se nuk paguajnë taksat. Tani mbështesni shitjen e librave në plazh ndërkohë që bibliotekat janë bosh njësoj si shpirti juaj.

E dyta, ai plazhi aty në foto është një hapësirë publike të cilën ju e shisni përkohësisht gjatë verës për fitime personale dhe ndërkohë populli i thjeshtë duhet të struket cepave i turpëruar me çadra personale. Ju që monopolizoni gjithçka, bëkeni tani propagandë librash.

E treta, kur është hera e fundit more pis që keni bërë ju personalisht diçka për librat? Diçka për lexuesit? Diçka falas?

E katërta, me ato palo rroga që keni lënë ju si standart jetese, jo vetëm libra që s'blen dot, por edhe lekë për të bërë ofertën dhe të hapësh instagramin që të shikosh këtë foton tuaj nuk bën dot. Kismet kur të rastisë rinia shqiptare në ëifi.

E pesta, ju servilët që kam këtu në fejsbuk dhe më dërgoni mesazhe për të votuar fresshin, shkoni e blini ndonjë libër te ky djaloshi se po ua bën reklamën Braçja. S'do ju bënte keq të lexonit diçka më shumë sesa statuse”, shkruante dje skenaristi që sot është zgjuar me këtë reagim:

“Miq dhe mike, kam një hall të madh. Ju lutem të ma zgjidhni. Anonim please.

Bëra atë komentin për foton e Braçes pardje, dhe sot ia vizitova prapë profilin që të gjeja materialin e radhës. Por ç'të shikoja moj motrani e vëllezërni, vetë ai deputeti që s'ka kohë, që i bie bretku duke punuar për Shqipërinë, që edhe kafen e të hënës në mëngjes e kthen me dy të gjerbura dhe vrapon për në punë, vetë Erion Braçe më ka bërë block.

Oh thikë mbas shpine!!! Si munde të ma bëje këtë ti që pi birra me kriklla e bo sherre mii?
Po ti kishe shkruajtur për librat mii, që supozohet se je pro lirisë së fjalës dhe shprehjes së lirë.”

Ej, shife shife me ça merret, gjëmon mua ku e komentoj, unë në Amerikë, e diel pushim po gdhinte dhe u talla me të, ndërsa ai me taksat e popullit paguan ofertën dhe futet në Instagram të më bëjë mua Block. Rrofsh përzotin, rrofsh se kisha kohë që s'merrja fidbek për postimet e mia"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073950290679932
array(1) { ["section"]=> string(101) "skenaristi-i-pervishet-mire-e-mire-erion-braces-pasi-pa-kete-foto-por-deputeti-hakmerret-shpejt-49098" }