Skënderbeu arrin fitoren e parë në Europa League

Publikuar tek: sport, më 23:07 05-11-2015 Skënderbeu arrin fitoren e parë në Europa League

Skënderbeu ka arritur fitoren e parë në kompeticionin e Europa League, duke mundur në “Elbasan Arena” Sportignun e Lisbonës, në turin e katër të fazës së  grupeve.

Autorët e golave në këtë fitore ishin Lilaj me dy të tilla në pjesën e parë dhe Olayinka në pjesën e dytë, që i dha dorën e fundit triumfit të parë të bardhekuqve në Europë.

Ndeshja dhuroi një ritëm të kënaqshëm dhe i dha mundësi Skënderbeut të shijonte fitoren e parë Europiane. Tashmë bardhekuqtë janë në kuotën e 3 pikëve, në grupin H të Europa League, 1 më pak se Sportingu, teksa janë rusët e Lokomotivës së Moskës që udhëheqin me 8 pikë, e Beshiktash që i ndjek me 6 pikë.

Në minutën e 17, Patricio i Sportingun është ndëshkuar me karton të kuq.

Ndeshja e parë mes Sporting Lisbonës dhe Skënderbeut përfundoi në rezultatin 5-1 në favor të portugezëve, ndërsa nuk munguan akuzat drejtuar ekipit shqiptar për shitje të ndeshjes.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League:

05.11.2015
21:05 EUL Group G AS Saint-Étienne 3-0 Dnipro
21:05 EUL Group K Asteras Tripoli 2-0 APOEL FC
21:05 EUL Group L Athletic Bilbao 5-1 FK Partizan
21:05 EUL Group I Belenenses 0-2 FC Basel
21:05 EUL Group L FC Augsburg 4-1 AZ Alkmaar
21:05 EUL Group I Lech Poznan 0-2 Fiorentina
21:05 EUL Group G Rosenborg BK 0-2 Lazio
21:05 EUL Group H Skenderbeu 3-0 Sporting Lisboa
21:05 EUL Group K Sparta Praha 1-1 Schalke 04
21:05 EUL Group J Tottenham 2-1 Anderlecht
19:00 EUL Group A AFC Ajax 0-0 Fenerbahçe SK
19:00 EUL Group C Borussia Dortmund 4-0 Gabala FC

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur gjyqtari nuk i mban dot nervat, ja dhuna që ndodh në futbollin kosovar (Video)
De Biasi: Pas Europianit, duam të shkojmë dhe në Botëror »
Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082
array(1) { ["section"]=> string(54) "skenderbeu-arrin-fitoren-e-pare-ne-europa-league-24763" }