Skënderbeu dhe shpata e tij në Muzeun e Armëve në Vjenë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:26 18-01-2016 Skënderbeu dhe shpata e tij në Muzeun e Armëve në Vjenë

Dje u shënua 548-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në foton që ju shihni është shpata e heroit, e cila është ruajtur në Muzeun e Armëve në Vjenë. Fotoja është publikuar nga restauratori Frederik Stamati. “Gjergj Kastrioti lindi në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi. Në përpjekjen e tij madhore për t’u bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, shpesh herë, si del nga të dhënat historike, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Francës mesjetare. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte fuqinë më të madhe të kohës , tmerrin e gjithë mesjetës, perandorinë osmane. Kjo në fakt ishte sfida e tij. Një përpjekje shumë e madhe për një njeri që fati e kish troshitur sa midis Lindjes dhe Perëndimit, një përpjekje që la gjurmë në histori dhe në kohë, një përpjekje që iu njoh si meritë nga Evropa por edhe nga pasardhësit e vet. Ndaj ai sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Londrës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndaj bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane , ndaj është një hero dhe simbol i qytetërimit evropian”, shkruan historiani Dorian Koçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për të parën herë flamuri shqiptar ngrihet në Polin e Veriut
Foto e ditës/ Lulzim Vulashi, shqiptari zemërgjerë humb 7500 euro por fiton zemrat e të moshuarve »
Article Logic
Execution time: 0.037639856338501
array(1) { ["section"]=> string(61) "skenderbeu-dhe-shpata-e-tij-ne-muzeun-e-armeve-ne-vjene-30260" }