Skënderbeu dhe Tirana vulosin fitoret në minutat shtesë

Publikuar tek: sport, më 18:06 12-10-2016 Skënderbeu dhe Tirana vulosin fitoret në minutat shtesë

Skënderbeu-Teuta është mbyllur me rezultat 1-0. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur të marrin një fitore në fushën e tyre, duke shënuar në fund të takimit.

Pjesa e parë ishte e dyluftuar nga të dy ekipet, ashtu si e dyta që kishte një ritëm të lartë. Rastet nuk munguan por të dy ekipet ishin në ditën e tyre sot. Arbitri kryesor akordoi katër minuta shtesë.

Pikërisht kur të gjithë menduan që gjithçka është mbyllur në minutën e 94, Nimaga arrin të shënojë golin e fitores duke ngritur peshë tifozërinë vendase.

Skënderbeu tashmë vijon të jetë në vendin e parë me 18 pikë të plota.


Tirana fiton me vështirësi ndaj Korabit, por me meritë pas një 90-minutëshi të “ethshëm” dhe me shumë raste nga bardheblutë dhe nga Korabi gjithashtu. Ai që nderon kryeqytetasit është Gjergji Muzaka i hedhur në fushë në vend të Asion Dajës në mes të pjesës së parë, ndërsa 31-vjeçari shënoi në minutën e 92-të.

Pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në të dytën, Zguro pati rastin më të mirë për të shënuar për Korabin sapo nisi pjesa e dytë, por Lika reagoi mirë duke pritur me njërën dorë në cepin e djathtë të portës së tij.

Më pas, Taku në minutën e 54-t goditi traversën. Peçi në minutën e 57-të pati një tjetër rast të mirë për të kaluar bardheblutë në avantazh, por pa sukses, pasi Vujadinoviç priti me këmbë topin e goditur nga sulmuesi i Tiranës. Muça në të 70-ën godet nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën, pas devijimit të një mbrojtësi të Korabit.

Minuta 77-të Tirana pretendon për një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Çela, por për gjyqtarin Meta nuk ka faull.

Goli i fitores për Tiranën do të vinte në minutën e 90-të, ku Muzaka goditi saktë me kokë, duke mposhtur Vujadinoviç, si përfundim 1-0.

(Newsport.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Federatës Italiane i përgjigjet De Biasit: Do të bëj të pamundurën që ta kesh gabim
Lojtari i PSG-së i shpëton jetën kundërshtarit në fushën e blertë »
Article Logic
Execution time: 0.020116090774536
array(1) { ["section"]=> string(61) "skenderbeu-dhe-tirana-vulosin-fitoret-ne-minutat-shtese-55954" }