Skënderbeu e nis me humbje aventurën në Europa League

Publikuar tek: sport, më 22:53 17-09-2015 Skënderbeu e nis me humbje aventurën në Europa League

Ka nisur me një humbje minimale aventura e Skënderbeut në Europa League, në përballjen e parë kundër Beshiktashit.

Skuadra shqiptare është mposhtur me rezultatin 0-1 në shtëpi. Ka majftuar një gol i shënuar në minutën e 28 të pjesës së parë nga skuadra turke, për të vendosur të gjithë takimin e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithesesi, vlen të përmendet fakti se Beshiktashi është një ndër skuadrat më të forta të grupit ku bën pjesë edhe Skënderbeu.

Korçarët do të udhëtojnë për ndeshjen e ardhshme të Europa League, drejt Rusisë, atje ku i pret një përballje tjetër po kaq e vështirë kundër Lokomotivës së Moskës.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura sot në Europa League:

17.09.2015
21:05 EUL Group J Anderlecht 1-1 AS Monaco
21:05 EUL Group K APOEL FC 0-3 Schalke 04
21:05 EUL Group G AS Saint-Étienne 2-2 Rosenborg BK
21:05 EUL Group K Asteras Tripoli 1-1 Sparta Praha
21:05 EUL Group L Athletic Bilbao 3-1 FC Augsburg
21:05 EUL Group G Dnipro 1-1 Lazio
21:05 EUL Group I Fiorentina 1-2 FC Basel
21:05 EUL Group L FK Partizan 3-2 AZ Alkmaar
21:05 EUL Group I Lech Poznan 0-0 Belenenses
21:05 EUL Group H Skenderbeu 0-1 Besiktas JK
21:05 EUL Group H Sporting Lisboa 1-3 Lokomotiv Moscow
21:05 EUL Group J Tottenham 3-1 Karabakh Agdam

Beshiktashi në avantazh ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”

Skuadra turke e Beshiktashit ka kaluar e para në avantazh në stadiumin “Elbasan Arena” përballë vendasve të Skënderbeut. Sosa ka qenë ai ka shënuar për turqit në minutën e 28 të ndeshjes.

Skënderbeut i mbeten edhe 45 minuta lojë për të tentuar minimalisht barazimin në këtë përballje të rëndësishme.


Ka nisur me përplasje mes tifozerisë korçare dhe policisë shqiptare ndeshja e Europa League, mes Skënderbeut dhe Beshiktashit.

Shkak është bërë pengimi i tifozit udhëheqës të bardhekuqëve për të hypur në hekurat rrethuese të fushës për të drejtuar prej andej tifozerinë.

Policia ka nxjerrë nga stadiumi disa tifozë korçarë, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 4 persona.


Skuadra shqiptare e Skënderbeut është gati të përballet me turqit e Beshiktashit në stadiumin "Elbasan Arena".

Skuadrat do të dalin në fushën e blertë në orën 21:05, ndërsa formacionet e tyre janë si mëposhtë:

Skënderbeu: 1. Shehi, 3. Arapi, 20. Ademir, 33. Radaš, 11. Abazi, 27. Latifi, 30. Esquerdinha, 88. Lilaj, 10. Shkëmbi, 23. Berisha, 99. Olayinka. Trajner: M. Josa.

Në stol: 12. Llapanji, 5. Jashanica, 19. Osmani, 32. Vangjeli, 7. Progni, 8. Nimaga, 14. Salihi.

Beshiktashi: 29. Tolga Zengin, 3. İsmail Köybaşı, 22. Ersan Gülüm, 32. Beck, 44. Rhodolfo, 5. Sosa, 13. Hutchinson, 20. Necip Uysal, 21. Kerim Frei, 17. Quaresma, 23. Cenk Tosun. Trajner: Ş. Güneş.

Në stol: 27. Güvenç, 2. Serdar Kurtuluş, 4. Milošević, 6. D. Tošić, 7. Gökhan Töre, 11. Mustafa Pektemek, 33. Gomez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tifozat Kuq e Zi” pa bileta: Presim takimin me FSHF, stadiumi për tifozët, jo zyrë për “kollaret”
Tirana dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun mbyll dyert për tifozët: Qetësi dhe përqëndrim »
Article Logic
Execution time: 0.021507024765015
array(1) { ["section"]=> string(59) "skenderbeu-e-nis-me-humbje-aventuren-ne-europa-league-21045" }