Skënderbeu është ekipi i katërt në Europë, lë pas Bayernin dhe PSG

Publikuar tek: sport, më 16:29 30-10-2017 Skënderbeu është ekipi i katërt në Europë, lë pas Bayernin dhe PSG

Futbolli shqiptar është gjithmonë e më shumë në rritje dhe për këtë dëshmitar është skuadra nënkampine e Shqipërisë Skëndërbeu, e cila këtë vit luan për herë të dytë ne grupet e Europa League.

Skënderbeu në këtë sezon futbollistik ka bërë një nga nisjet më të mira dhe korçarët në tetë javë të luajtura kanë arritur të marrin 22 pikë, ose thënë ndryshe, dy pikë më pak se maksimumi. Por, ata gjithashtu kanë bërë një paraqitje pozitive edhe në ndeshjet e Europa League, ku janë në fazën e grupeve dhe vazhdojnë të shpresojnë në tej.

Në një analizë të bërë në kampionatet Europiane për ecurinë e deritanishme, shihet se korçarët kanë një vend komod madje kanë lënë pas edhe skuadra si Bayern dhe PSG. Ata janë në vendin e katërt me një mesatare prej 2.75 pikësh për ndeshje.

 Në vendin e parë është Napoli ku në 11 ndeshje ka një mesatare pikësh prej 2.81 dhe pas tyre Barcelona me 2.8 në 10 javë kampionat, shkruan ATSH.

Manchester City e ka po 2.8 mesataren e pikëve. PSG në 11 ndeshje ka 2.63 pikë për ndeshje ndërsa Bayerni në 10 javë kampionat vetëm 2.3 pikë për ndeshje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hamilton kampion bote, Vettel dhe Ferrari dështojnë sërish
»
Article Logic
Execution time: 0.014487981796265
array(1) { ["section"]=> string(71) "skenderbeu-eshte-ekipi-i-katert-ne-europe-le-pas-bayernin-dhe-psg-97732" }