Skënderbeu fiton dhe rimerr kreun

Publikuar tek: sport, më 22:59 13-12-2015 Skënderbeu fiton dhe rimerr kreun

Skënderbeu, pas javës së 16-të, rikthehen sërish në krye të renditjes së Superiores. Ata mundën 1-0 Teutën, duke u ngjitur kështu në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Partizani, por me golaverazh më të mirë se sa të kuqtë.

Ishte një fitore e çmuar për korçarët që mban “firmën” e Hamdi Salihit, ku pjekuria dhe kualitetet e kampionëve triumfuan mbi vrullin dhe entuziazmin e “djemve të detit”, që gjithsesi meritojnë komplimente që e mbajtën intrigues takimin deri në çastet e fundit.

Edhe pse pati mjaft luftë dhe përpjekje, 45 minuta e para të takimit në “Niko Dovana” u mbyllën me rrjeta të paprekura, por me një lojë mjaft interesante deri në fund.

Kampionët e Skënderbeut e qarkulluan më tepër topin, e kërkuam më shumë portën e Teutës, por pa ia arritur të shënonin. Rastin më të pastër ata e patën më fundin e saj, por goditja e Salihit e gjeti në gatishmëri portierin Moçka.

Nga ana e tyre “djemtë e detit” nuk ndjenjën në pritje. Edhe ata u përpoqën ta ngacmojnë portën e korçarëve, por entuziazmit të moshës së tyre, i mungoi rrezikshmëria.

Mesa duket, si kampionët në fuqi të Skënderbeut, por edhe sfidantët durrsakë të Teutës, e kishin lënë për ta zgjidhur në “aktin” e dytë “fatin” e kësaj sfide. Dhe mundësia e parë u krijohet durrakëve, ku Musta shpërdoroi rastin më të mirë për të shënuar për Teutën, shkruan Sportal.al.

Por gjërat edhe pse do të përkeqësohen për korçarët pas minutes së 60-të, kur Berisha do të linte fushën e lojës pas kartonit të dytë të verdhë, si përherë do të ishte goleadori shkodran Hamdi Salihi në minutën e 67-të, i cili do të ishte aty ku duhej, për ta shtyrë topin në rrjetë, por edhe për t’i siguruar fitoren Skënderbeut.

 Aktivizimi i kapitenit Shkëmbi në 15 minutat e fundit, do të bënte që skuadra e Josës në vazhdim të ishte më e organizuar për të menaxhuar epërsinë e krijuar pas golit të Salihit, ndonëse edhe durrsakët do të ngulmonin për të barazuar.

Sidoqoftë veprimeve të tyre u mungoi qartësia dhe koridoret e nevojshme në radhët e mbrojtjes korçare dhe shpresat e tyre për ta bërë një gjë të tillë mbeten goditjet standarte për të shfrytëzuar shtatlartësinë e mbrojtësve të saj. Kaq ishte pak.

Në fund ata u detyruar t’i “shtërngojnë” duart korçarëve që largohen fitues nga Durrësi, madje edhe si kryesues.

Lexo edhe: Tiranës i mjafton vetëm Bakaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kështu tifozët e City-t donin të më merrnin flamurin shqiptar”
Tiranës i mjafton vetëm Bakaj »
Article Logic
Execution time: 0.0049710273742676
array(1) { ["section"]=> string(39) "skenderbeu-fiton-dhe-rimerr-kreun-27702" }