Skënderbeu ‘goditje’ në fund të merkatos, Xhejms Adeniji i bashkohet korçarëve

Publikuar tek: sport, më 20:05 01-02-2016 Skënderbeu ‘goditje’ në fund të merkatos, Xhejms Adeniji i bashkohet korçarëve

Më në fund Skënderbeu ka gjetur sulmuesin që kërkonte: është Xhejms Adeniji, talenti i Laçit, i cili tashmë hedh hapin e madh dhe merr trashëgiminë e Piter Olainkës.

Një nigerian për një nigerian në Korçë, aty ku për një muaj provuan shumë sulmues, pritën emra të mëdhenj, por duket se goditja e madhe ka ardhur nga brenda Shqipërisë, sepse Adeniji është një emër i konfirmuar, shkruan Sportal.

E kundërta ndodh me Xhejms Adenijin, i cili është në formë të plotë fizike, po zhvillon një sezon shumë të mirë (9 gola në kampionat e 2 në kupë, Partizanit muajin e shkuar) dhe nuk do të ketë probleme të ambientohet në Korçë, aty ku pakkush dështon, duke parë ambientin e shkëlqyer dhe skuadrën e ndërtuar mirë.

Laçi i rezistoi sumit të gjatë të Partizanit si në verë, ashtu edhe tani në janar, por Skënderbeu është më i fuqishëm si emër dhe premton diçka që Partizani ende nuk e ka: një shitje e mundshme me shifra si të Olainkës pasuron edhe Laçin.

Kjo është marrëveshja: sulmuesi 23-vjeçar kalon në Korçë, me kushtin që në rast shitjeje, laçi merr gjysmën e përfitimit. Nëse nuk e shet Skënderbeu shtrenjtë, asnjë klub nuk mundet!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mourinho mbështet kandidaturën e Infantino-s për presidencën e FIFA
Gashi largohet nga Baseli, destinacioni i ri: SHBA-të »
Article Logic
Execution time: 0.025041103363037
array(1) { ["section"]=> string(81) "skenderbeu-goditje-ne-fund-te-merkatos-xhejms-adeniji-i-bashkohet-korcareve-31499" }