Skënderbeu i frikësuar? Ankohet për kushtet e “Selman Stërmasit”

Publikuar tek: sport, më 17:26 25-04-2016 Skënderbeu i frikësuar? Ankohet për kushtet e “Selman Stërmasit”

Ndeshja që do të nis pas disa minutash mes Tiranës dhe Skënderbeut është vendimtare për këtë të fundit. Në rast se korçarët nuk marrin trepikëshin në kryeqytet, atëherë Partizani u rrëmben vendin e parë në kampionat.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit juglindor kanë shprehur shqetësimet për gjendjen e fushës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ata shkruajnë se rreshjet e shiut kanë rënduar terrenin.

Aktualisht shiu ka pushuar në kryeqytet dhe ndeshja do të nisë sipas parashikimit. Drejtues dhe tifozë bardheblu kanë bërë thirrje që të mos ketë asnjë tolerim ndaj Skënderbeut, pavarësisht se rivali i tyre historik, Partizani është favorit për të fituar kampionatin. 

korcaaa.png

korca.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria shpërblen Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, fiton medalje në Rusi
Salihi rikthen Skënderbeun në krye të tabelës »
Article Logic
Execution time: 0.019979000091553
array(1) { ["section"]=> string(67) "skenderbeu-i-frikesuar-ankohet-per-kushtet-e-selman-stermasit-38652" }