Skënderbeu i vetëm në krye të tabelës, Vllaznia merr pikë në Tiranë

Publikuar tek: sport, më 20:39 19-12-2015 Skënderbeu i vetëm në krye të tabelës, Vllaznia merr pikë në Tiranë

Skënderbeu fiton kryesfidën e javës së 17-të të Kategorisë Superiore duke mundur në shtëpi ekipin e Partizanit me rezultatin minimal 1-0.

Fatet e këtij takimi i ka vendosur Olajinka me golin e shënuar në minutën e 11, gol që i ka vlejtur shumë korçarëve që marrin kreun e renditjes.

Ndeshja ka qenë e luftuar nga të dyja anët, ndërsa në pjesën e dytë, trajneri Starova ka shtuar forcat sulmuese duke hedhur në fushë sulmuesit Fazliu e Plaku për të gjetur golin e barazimit.

Ndërkohë, protagonist në këtë takim ka qenë sulmuesi Sukaj që hyn në fushën e blertë në minutën e 76 dhe del një minutë më pas me karton të kuq pas një goditjeje ndaj Arapit.

Arbitri Koçi nuk nguron të ndëshkojë sulmuesin shkodran, që e lë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Tensioni në fushë është prezent, ndërsa minutat e mbetura nuk sjellin ndryshimë ne rezultat, çka dërgon korçarët në festë.

Skënderbeu me fitoren e arritur kryeson me 43 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më pas se korçarët.


Derbi i Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat ky i javës së 17-të që i shërben më shumë skuadrës shkodrane se sa bardhebluve. Ekipi i Ilir Dajës kërkonte fitoren e parë në stadiumin “Selman Stërmasi”, që do ta afronte më shumë me zonën e kupave të Europës.

Pjesa e parë nisi kërkim të golit nga bardheblutë që u shfaqën më të rrezikshëm në portën e shkodranëve. Miqtë u paraqitën të kujdesshëm në mbrojte dhe duke u organizuar në kundërsulm. Mundësia më e mirë ishte e Gilman Likës në minutën e 41’, ku goditja brenda zonës u ndal nga Andrija Dragojeviç. Në çastet e fundit Tirana shënon, por loja ishte ndalur më parë nga gjyqtari Emirjon Sino.

Pas pushimit loja ishte e njëjtë me Tiranën në sulm dhe Vllazninë, që mbohej dhe përpiqej të shqetësonte kur mundej portën e Edvan Bakajt. Përpjekjet e tiranës vijuan deri në minutat e fundit kur Elis Bakaj pati një rast shumë të mirë për të kaluar ekipin në avantazh, por topi kaloi pranë me shtyllën.


Tërbuni dhe Kukësi ndajnë nga një pikë mes tyre, pasi përballja e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” ka përfunduar në barazim 1-1.

Kukësi e ka dominuar pjesën e parë të takimit por lojtarët e ekipit verilindor nuk arrijnë të gjejnë dot rrugën e rrjetës, edhe pse kanë patur raste të shumta, madje Lima ka goditur edhe shtyllën.

Pjesa e dytë nis sërish me dominimin e miqve, që i afrohen golit por sërish janë të paskatë para Haxhos, ndërsa atëherë kur nuk pritej Tërbuni gjen golin me anë të Dhramit.

Loja bëhet intesante me raste nga të dyja krahët, derisa Lima arrin të barazojë me anë të Limës në minutën e 77.

Me këtë barazim Kukësi merr vendin e tretë i vetëm me 28 pikë, ndërsa pukjanët mbetetn në fund me 11 pikë.


Tre pikë të arta, në momentin e duhur për Flamurtarin, që është zgjuar në finalen e vogël ndaj Bylisit.
Rikthimi i qetësisë financiare ka ndikuar direkt te lojtarët vlonjatë, që kanë dhënë maksimumin, duke fituar ndaj një rivali direkt në fund të tabelës.

Jo rastësisht, dy besnikët e Flamurtarit, Telushi e Lena, shënuan 2 gola në pjesën e parë, ndaj një Bylisi që vuajti mungesat pa fund dhe presionin e një sfide delikate.
Në pjesën e dytë Bylisi vërshoi në sulm dhe gjeti gol shprese me Papën, por Yll Hoxha riktheu 2 gola avantazh për vlonjatët në minutën e 70-të.

Festa vlonjatev zgjati pak, sepse ish-sulmuesi i Flamurtarit, Brunild Pepa, shkurtoi dhe e bëri të zjarrtë fundin e ndeshjes, por Flamurtari rezistoi dhe mori 3 pikë frymëmarrjeje, edhe pse nuk ka kohë për festë, sepse mesjavën e ardhshme në Vlorë zbarkon Skënderbeu.

(Sportal.al)

19.12.2015
16:00 Skenderbeu 1-0 Partizani Tirana
13:00 Bylis Ballsh 2-3 Flamurtari Vlore
13:00 KF Tirana 0-0 Vllaznia Shkodër
13:00 Tërbuni Pukë 1-1 FK Kukesi
18.12.2015
14:00 Teuta Durres 0-1 KF Laci

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milot Rashica, magjistari i Vitesses
Tensione në Korçë, tifozët e Partizanit thyejnë stolat »
Article Logic
Execution time: 0.020776987075806
array(1) { ["section"]=> string(72) "skenderbeu-i-vetem-ne-krye-te-tabeles-vllaznia-merr-pike-ne-tirane-28158" }