Skënderbeu mbetet me pasoja, ndaj Kukësit konfirmon “krizën” kundër të mëdhenjve

Publikuar tek: sport, më 19:30 22-10-2016 Skënderbeu mbetet me pasoja, ndaj Kukësit konfirmon “krizën” kundër të mëdhenjve

Pas humbjes kundër Tiranës 1 javë më parë në kryeqytet, Skënderbeu nuk ka mundur të rikthehet te fitorja në sfidën që sapo përfundoi në Korçë. Kundër Kukësit, kampionët në fuqi nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0.

Në pjesën e parë, Xhejms humbi dy raste të pastra për shënim, i vetëm përballë portierit të Kukësi, duke e dërguar topin jashtë kuadratit në të dyja rastet.

Në pjesën e dytë, Hamdi Salihi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 57-të. Vetëm 2 minuta më pas, Pejiç kishte shansin të kalonte Kukësin në avantazh, por sulmuesi kroat u ndal nga portieri Shehi vetëm përballë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që Salihi në minutën e 67-të pati një tjetër shans për të shënuar, por edhe pse e kishte të lirë pasqyrën e portës kundërshtare goditi jashtë.

Me këtë rezultat, Partizani që fitoi sot ndaj Korabit ka shkuar në vetëm 2 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pazakontë/ Helikopteri hyn në stadiumin shqiptar, lojtarët në fushë detyrohen të ndërpresin lojën (Video)
Lëkunden pozitat e Agostinelit/ Rezultatet e fundit, tronditet stoli i trajnerit të Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.022695064544678
array(1) { ["section"]=> string(83) "skenderbeu-mbetet-me-pasoja-ndaj-kukesit-konfirmon-krizen-kunder-te-medhenjve-57082" }