Skënderbeu me nënë serbe, Ardit Bido i përgjigjet Muç Nanos: Hidh një gur e rend pas Shmidit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:11 18-07-2017 Skënderbeu me nënë serbe, Ardit Bido i përgjigjet Muç Nanos: Hidh një gur e rend pas Shmidit

Vazhdon debati për heroin kombëtar, Skënderbeu. Për drejtorin e Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, gjithnjë debati për Skënderbeun është sa tërheqës aq edhe gjysmak.

Në vazhdën e deklaratës së Mustafa Nanos i cili tha se Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe, Bido sjell të tjera argumente ndërsa jep edhe një shpjegim të përdorimit të termit “tribal”.

ÇFARË SHKRUAN ARDIT BIDO:

Debati mbi Skënderbeun është përherë edhe tërheqës edhe gjysmak!

Thonë se e ëma ishte sllave, vetëm pse përmendej termi "tribali", që bizantinët e përmendnin, ndër të tjera, edhe si ekzonim për sllavët.

Pra Vojsava ishte "tribali", po aq sa ishte edhe Vrana Konti, të cilit nuk iu mohua kurrë etnia arbërore. Sepse, shumë thjesht, të qenit "tribali", nuk do të thotë doemos sllav, sepse është një epitet më i vjetër e i gjerë sesa aq.

Kur futen pastaj në çështje fetare, shndërrin padija. Edhe Gjoni e Gjergji, me shumë gjasa, nuk e kanë pasur emrin kështu. I ati dhe i vllai i Reposhit, Stanishës e Mamicës (pra ortodoksët arbërorë të traditës fetare sllavonishte) mund ta kenë pasur emrin Gjerg a Gjorg, Jovan a Ivan, a sido tjetër të kishte kuptim ditën e pagëzimit të tyre. Porsi Gjorg Golemi, i ripagëzuar prej Rilindjes si Gjergj Arianiti.

Mirëpo, asesi përkatësia fetare ortodokse e traditës sllavonishte, nuk i bënte më pak arbër; siç nuk bën më pak arbër as Vrana Kontin, epiteti "tribali", e, me shumë gjasa, nuk bën as më pak arbërore Vojsavën, fakti që Barleti e Muzaka nuk e panë të arsyeshme ta shqiptonin etninë e saj, teksa po flisnin për të njëllojtët, arbërit e mëdhenj të Mesjetës.

Hidh një gur e rend pas Shmidit

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039504051208496
array(1) { ["section"]=> string(96) "skenderbeu-me-nene-serbe-ardit-bido-i-pergjigjet-muc-nanos-hidh-nje-gur-e-rend-pas-shmidit-86527" }