Skënderbeu në merkato, korçarët në kërkim të një sulmuesi

Publikuar tek: sport, më 16:22 18-01-2018 Skënderbeu në merkato, korçarët në kërkim të një sulmuesi

Edhe pse duket si skuadra më e qetë në këtë merkato dimri, ku ka bërë vetëm disa goditje të studiuara mirë, Skënderbeu është ende në treg për të marrë lojtarët që i duhen.

Këtë fakt e kanë pranuar më herët drejtuesit e klubit korçar, por edhe vetë trajneri Ilir Daja. Nga Turqia, ku Skënderbeu është duke zhvilluar fazën përgatitore, Ilir Daja është shprehur se ekipi është ende i hapur për mundësitë që mund të paraqiten në këtë sesion merkato. Ai tha se deri në fund të kësaj merkatoje pret një sulmues tipik, për ta patur të plotësuar totalisht këtë repart.

Më herët zërat e markatos kanë folur për disa lojtarë të cilët janë në lupën e menaxherëve të Skënderbeut, por që ende nuk është zgjedhur i duhuri.

Deri më tani klubi korçar në këtë merkato dimri ka bërë vetëm dy afrime, atë të sulmuesit të ri Blerim Krasniqi nga Apolonia dhe Emiljano Vilën e larguar nga Partizani.

Vlen të përmendim që blerja e madhe e Skënderbeut gjatë verës në repartin e sulmit, Martin Nespor nuk mundi të aktivizohej për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur duke lënë kështu një boshllëk të madh në sulmin bardhe kuq.

Kjo mungesë lojtarësh në repartin e sulmit tek Skënderbeu u ndje më shumë në periudhën kur korçarët luanin në tre fronte të ndryshme, Europa League, kampionat dhe kupë.

Ndërkohë përveç merkatos në hyrje drejtuesit e Skënderbeut janë duke menduar edhe për atë në dalje. Në këtë pikë dy nga emrat më të përfolur për të lënë Korçën në këtë merkato janari janë mbrojtësi Bajram Jashanica dhe mesfushori Bakari Nimaga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-prokurorë, sportistë dhe gazetarë, Fino nxjerr emrat, këta janë personalitet e rëndësishëm që më mbështesin
Pa luajtur asnjë ndeshje, por Shqipëria rritet në renditjen e FIFA, rënie për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.027298927307129
array(1) { ["section"]=> string(63) "skenderbeu-ne-merkato-korcaret-ne-kerkim-te-nje-sulmuesi-107030" }