SKËNDERBEU nuk humbet shkëlqimin, korçarët mbeten kampionët e padiskutueshëm

Publikuar tek: sport, më 20:11 04-10-2018 SKËNDERBEU nuk humbet shkëlqimin, korçarët mbeten kampionët e padiskutueshëm

Skënderbeu provon se nuk ka humbur nga potenciali i tij.

Ndaj Kukësit, kampionët në fuqi të Shqipërisë fituan minimalisht në një ndeshje ku skuadrat dhanë maksimumin e tyre, por bardhekuqtë ishin më të saktë duke marrë me vete tre pikë të vyera në garën për titull.

Pjesa e parë foli për Skënderbeun, të cilët provuan me një seri aksionesh mbrojtjen e verilindorëve.

Gripshi shënoi në minutën e 17-të, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fund të ndeshjes.

Bardhekuqtë fituan dhe një penallti në minutën e 31-të, por Muzaka nuk arriti të likujdonte kundërshtarin që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, KUKËSI tentoi të shënonte me Reginaldon, Shametin dhe Chafik, por të gjitharastet rezultuan të pasakta. Skënderbeu e menaxhoi mirë pjesën e dytë duke qenë i sigurtë për triumfin.

Me këtë sfidë mbyllet dhe java e shtatë e kampionatit. Partizani kryeson me 16 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 14 dhe Laçi dhe Kukësi me 13.

Skënderbeu udhëton në Gjirokastër për ndeshjen ardhshme, ndërsa Kukësi duhet të mposhtë Partizanin ditën e hënë në “Elbasan Arena”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I premtoi ndeshje të sigurta, zbulohet si ish-presidentja e Kastriotit mori 10 mijë euro
»
Article Logic
Execution time: 0.019140005111694
array(1) { ["section"]=> string(82) "skenderbeu-nuk-humbet-shkelqimin-korcaret-mbeten-kampionet-e-padiskutueshem-136665" }