Skënderbeu nuk ia del në Stamboll, katër humbje në pesë ndeshje

Publikuar tek: sport, më 21:32 26-11-2015 Skënderbeu nuk ia del në Stamboll, katër humbje në pesë ndeshje

Skënderbeu pëson humbjen e katërt në pesë ndeshje të luajtura në grupin 'H' të Europa League. Korçarët u mundën nga turqit e Beshiktashit me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë ishte përgjithësisht një lojë e barabartë, ku diferencën e bëri vetëm goli i shënuar nga Tosun me kokë në minutën e 34-t.

Turqit e kontrolluan më tepër topin, por futbollistët e Skënderbeut ishin më të rrezikshëm në rastet që iu krijuan përpara portës së Beshiktashit.

Fillimisht Salihi, në minutën e 13-të i kishte të gjitha mundësitë për t’i kaluar korçarët në epërsi, por gjuajtja e tij ishte e gabuar. Futbollistët e Skënderbeut do të pretendonin edhe një penallti, pas një pengimi i Olajinkës në zonë, ku gjyqtari vazhdoi lojën.

Në vazhdim, po e njejta mënyrë loje, gati gati një fotokopje e pjesës së parë. Agresiviteti i fillimit të futbollistëve turq, pas një ndërhyrje shpëtimtare të Shehit, ballacohet në fushën e lojës.

Futbollistët korçarë organizohen në mesfushë, e qarkullojnë më tepër topin dhe reaalizojnë disa aksione, ku Latifi në djathtë, kthehet shqetësim për mbrojtjen turke.

Ndërkohë, Salihi ishte përherë në kërkim të rastit për të goditur, por ai rast i mungoi, sa për gabime në pasin final, por edhe nga mbulimi i kundërshtarit.

Në fundit e takimit te skuadra korçare do të viheshin re shenjat e lodhjes, pas një loje me mjaft ritëm, ku vetëm episodet e Tosun në të dy rastet, fiksuan fitoren 2-0 për Beshiktashin.

Skënderbeu i Stambollit ishte shumë më i lirë dhe më i lirshëm se sa ai i takimit të parë në “Elbasan Arena”.

(Sportal.al)

26.11.2015
19:00 EUL Group J AS Monaco 0-2 Anderlecht
19:00 EUL Group L AZ Alkmaar 1-2 FK Partizan
19:00 EUL Group I Belenenses 0-0 Lech Poznan
19:00 EUL Group H Besiktas JK 2-0 Skenderbeu
19:00 EUL Group L FC Augsburg 2-3 Athletic Bilbao
19:00 EUL Group I FC Basel 2-2 Fiorentina
19:00 EUL Group J Karabakh Agdam 0-1 Tottenham
19:00 EUL Group G Lazio 3-1 Dnipro
19:00 EUL Group H Lokomotiv Moscow 2-4 Sporting Lisboa
19:00 EUL Group G Rosenborg BK 1-1 AS Saint-Étienne
19:00 EUL Group K Schalke 04 1-0 APOEL FC
19:00 EUL Group K Sparta Praha 1-0 Asteras Tripoli

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi në garë për titullin trajnerit më të mirë për vitin 2015
Franca dominon Shqipërinë e Femrave, fiton 6-0 »
Article Logic
Execution time: 0.014037132263184
array(1) { ["section"]=> string(68) "skenderbeu-nuk-ia-del-ne-stamboll-kater-humbje-ne-pese-ndeshje-26363" }