Skënderbeu nuk shkon më shumë se një barazim në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 22:34 28-09-2017 Skënderbeu nuk shkon më shumë se një barazim në Elbasan

Skënderbeu i ka shkuar sërish shumë afër fitores në grupet e Europa League përballë Jang Bojs, por për fat të keq nuk arritur dot të shkoj më shumë se sa një barazim.

Korçarët e nisën mjaft mirë ndeshjen duke ushtruar presion dhe krijuar raste në portën kundërshtare, por edhe duke u treguar i kujdesshëm në mbrojtje.

Edhe zviceranët u përpoqën të jenë të rrezikshëm, por gjithessi do të ishte Skënderbeu, ai që kaloi i pari në avantazh falë një goli të bukur të Ali Soue. Por nuk do të mungonte as përgjigja e Jang Bojs e cila do të barazonte falë një kundërsulmi mjaft të shpejtë.

Në minutat e mbetura të dyja skuadrat provuan ta fitojnë ndeshjen por pa mundur dot të ndryshojnë rezultatin. 

Pas kësaj ndeshje Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit në grup me vetëm 1 pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin formacionet e ndeshjes, Ilir Daja i surprizon të gjithë me zgjedhjet në mesfushë
»
Article Logic
Execution time: 0.010673046112061
array(1) { ["section"]=> string(61) "skenderbeu-nuk-shkon-me-shume-se-nje-barazim-ne-elbasan-94077" }