Skënderbeu “pushton” Turqinë, artisti thyen MITIN

Publikuar tek: kulture-art, më 18:12 22-05-2018 Skënderbeu “pushton” Turqinë, artisti thyen MITIN Atanur Dogan

Një artist mjaft i talentuar turk, Atanur Dogan gjatë një aktiviteti artistik të zhvilluar në Universitetin e Arteve, ka treguar se koha kur Turqia pushtoi Shqipërinë, tashmë i përket së kaluarës.

Dogan ka prezantuar veprën e tij të preferuar të cilën e ka realizuar në nder të “Vitit Jubilar të Skënderbeut”, ku duket qartë edhe portreti i këtij të fundit.

Piktori turk ka thënë se në këtë mënyrë ai ka dashur të tregojë se e ka kuptuar rëndësinë që figura e Heroit tonë Kombëtar ka për Shqipërinë, pavarësisht historisë.

Unë jam një njeri i zakonshëm i rritur dhe shkolluar në Turqi. E di që ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj figurës së Skënderbeut, çdo vend është në të drejtën e tij të mbroj kulturën, historinë dhe figurat përfaqësuese. Situatat në atë kohë ishin që Skënderbeu të luftonte Perandorinë Otomane si kjo e fundit pushtoi shumë vende. Le ta respektojmë historinë”, ka thënë Atanur Dogan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ju kujtohet 'mamaja e Florit'? Ja çfarë ka ndodhur me të (FOTO)
Arkeologët gjejnë gjurmë të një qyteti ilir në Kepin e Rodonit »
Article Logic
Execution time: 0.022525072097778
array(1) { ["section"]=> string(53) "skenderbeu-pushton-turqine-artisti-thyen-mitin-121732" }