Skënderbeu reagon pas vendimit të CAS: Dështimi kurrë nuk është fatal

Publikuar tek: sport, më 16:57 06-07-2016 Skënderbeu reagon pas vendimit të CAS: Dështimi kurrë nuk është fatal

Klubi i Skënderbeut ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të lënë në fuqi dënimin e UEFA-s, që i mban korçarët një vit larg kupave të Europës.

Ndonëse reagimi në mënyrë të drejtpërdrejt nuk i referohet vendimit të CAS, në faqen zyrtare të Skënderbeut shkruhet pikërisht për këtë çështje, ndërsa shprehet vendosmëria për të mos u dorëzuar përballë kësaj situate.

“Kurajo më e madhe është të përballosh humbjen pa humbur zemrën. Suksesi nuk është kurrë përfundimtar, dështimi kurrë nuk është fatal. Kurajo është ajo që vlen. Përpjekjet dhe guximi nuk janë të mjaftueshme, pa qëllim dhe drejtim. Udhëtimi ynë nuk është i shkurtër. Sa më shumë na e zgjasin, aq më të fortë bëhemi. Vlerat tona të vërteta janë akoma për tu treguar. Tregojmë madhështi duke u rritur më shumë, tregojmë forcë duke tejkaluar të gjitha pengesat. Historinë e bëjne njerëzit dhe jo anasjelltas”, thuhet në faqen e klubit korçar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dënohet tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Poloni-Portugali
Vendimi i papritur i UEFA-s, Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.0041451454162598
array(1) { ["section"]=> string(74) "skenderbeu-reagon-pas-vendimit-te-cas-deshtimi-kurre-nuk-eshte-fatal-45740" }