Skënderbeu rimerr kreun, Tirana mposht Kukësin

Publikuar tek: sport, më 19:13 08-03-2015 Skënderbeu rimerr kreun, Tirana mposht Kukësin

Skënderbeu i është rikthyer kreut të klasifikimit të Supërligës shqiptare pas fitores së arritur në Vlorë kundër Flamurtarit.

Një gol i Stojkov në minutën e 51 i ka mjaftuar korçarëve për t’ju rikthyer kryesimit të kampionatit shqiptar.

Një fitore të rëndësishme ka siguruar Tirana ndaj ekipit të Kukësit, takim të cilin kryeqytetasit e kanë fituar me rezultatin 2-0. Ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola në të dyja krahët, ishte Tirana ajo që do të gjente golin e parë në minutën e 72 me Bushiç. Muzaka në minutën e 78 i dha sigurinë Tiranës me golin e dytë të shënuar.

Ndërkohë që ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani ka dështuar përballë shkodranëve të Vllaznisë. Minutat e fundit kanë qenë vendimtare për fatin e ndeshjes, me golin e realizuar nga Cinari për ekipin e Shkodrës. Kjo humbje ia bën më të vështirë Partizanit garën për titull.

Sa i përket dy ndeshjeve të tjera, Apollonia ka mposhtur në shtëpi Teutën me rezultatin 2-1, ndërsa Elbasani është mundur në fushën e tij nga ekipi i Laçit me rezultatin 0-2.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panik tek Zvicra, Shaqiri: Nëse FIFA njeh Kosovën, do largohem
Skuadrat europiane të çmendura pas talentit lushnjar »
Article Logic
Execution time: 0.01801609992981
array(1) { ["section"]=> string(50) "skenderbeu-rimerr-kreun-tirana-mposht-kukesin-5310" }