Skënderbeu, Sefa dhe Alikaj drejt largimit nga ekipi

Publikuar tek: sport, më 08:37 04-06-2015 Skënderbeu, Sefa dhe Alikaj drejt largimit nga ekipi Gjate stervitjes se lojtareve te Skenderbeut

Skënderbeut po i ikin futbollistët. Sportal.al raporton se pas largimit të brazilianit Diego Martins dhe maqedonasit Aco Stojkov, largimet e ardhshme të jenë lushnjari Fatjon Sefa dhe mesfushori Enkelejd Alikaj. 

Drejtuesit e Korçës pritet ta zyrtarizojnë këtë shumë shpejt. Në fakt të martën presidenti Takaj, i cili sezonin e mbylli me kupën e pestë për Skënderbeun, do të bënte të ditur formacionin, por kjo nuk ndodhi. Burime të sportal mësuan se largimet do të jenë Sefa dhe Alikaj. Në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e Skënderbeut edhe dy nigerianët, Ovbokha Agboyi i huazuar tek Elbasani, si dhe Isa Olaleka i ardhur te korçarët në merkaton e dimrit, por që rezultoi një afrim i dështuar.

Sulmuesi lushnjar Fatjon Sefa (30 vjeç) erdhi nga Besa në fillim të sezonit te Skënderbeu me synimin për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i kroatit Pero Pejiç. Ai luajti në 28 ndeshje, duke shënuar edhe 6 gola, por hapësirat e tij ishin të kufizuara, për shkak të vendosjes taktike të përdorur nga trajneri Josa.

Pas një edicioni e gjysmë, edhe mesfushori Enkelejd Alikaj (33 vjeç), i ardhur nga skuadra e Kukësit, do duhet t’i japë lamtumirën Skënderbeut. Gjatë sezonit të shkuar ai u aktivizua në 18 ndeshje, në të cilat shënoi edhe 1 gol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlqim Muça do të jetë trajneri i ri i Tiranës
Skandali i FIFA-s, Chuck Blazer pranon se kanë marrë rryshfet »
Article Logic
Execution time: 0.049875020980835
array(1) { ["section"]=> string(57) "skenderbeu-sefa-dhe-alikaj-drejt-largimit-nga-ekipi-12644" }