Skënderbeu shmang përplasjet me Dortmund dhe Liverpool. Josa: Shorti është i fortë për ne

Publikuar tek: sport, më 14:56 28-08-2015 Skënderbeu shmang përplasjet me Dortmund dhe Liverpool. Josa: Shorti është i fortë për ne Mirel Josa

Skuadra e Skënderbeut ka njohur sot kundërshtarët e saj në me të cilët do të ndeshet në fazën e grupve në Europa League. Ndonëse ka shmangur kundërshtarë të fortë si Dortmund, Liverpool, Napoli apo Tottenham, sërish grupi H, ku bëjnë pjesë korccarët nuk është aspak favorizues për ta.

Skënderbeu do të luaj kundër Sportingut të Lisbonës, Beshiktashit dhe Lokomotivës së Moskës, skuadra këto më një histori të gjatë në kupat e Europës. Ekipi i drejtuar nga tranjeri Mirel Josa ka hyrë në historinë e futbollist shqiptar për shkak se është e i vetmi që ka arritur të bëhet pjesë e një kompeticioni europian sicc është Europa League.

Megjithatë, pavarësisht se e pranon se grupi H është shumë i fortë për Skënderbeun, Josa tregon se ka preferuar që në grup të kishte një prej “big-ëve” të këtij edicioni.

“Më vjen keq për tifozët që shpresonin në kundërshtarë me emër më të madh në Europë, por medoj se edhe ky short është i fortë për ne. Sportingu, Beshiktashi dhe Lokomotiva e Moskës janë kundërshtarë të fortë dhe nuk mund të nënvlerësohen. Ata kanë treguar lojë të mirë në kampioatet e tyre dhe Kupat e Europës”, ka deklaruar Josa menjëherë pas shortit .

Aventura e Skënderbeut në grupet e Europa League do të nisë të enjten e 17 shtatorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FIFA shkruan për “Shqiponjat”: Me një tranjer si De Biasi, e gjejnë Francën me sy mbyllur
Ja kush janë përballjet më interesante të Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.023198843002319
array(1) { ["section"]=> string(93) "skenderbeu-shmang-perplasjet-me-dortmund-dhe-liverpool-josa-shorti-eshte-i-forte-per-ne-19394" }