Skënderbeu shpallet kampion për të gjashtin vit radhazi

Publikuar tek: sport, më 18:00 18-05-2016 Skënderbeu shpallet kampion për të gjashtin vit radhazi

Skënderbeu ka bërë atë që asnjë ekip në 77 vite histori të Superligës nuk e ka arritur kurrë më parë. Për të gjashtin vit radhazi korçarët udhëheqin Superligën shqiptare duke “monopolizuar” futbollin vendas.

Pavarësisht presionit të Partizanit deri në ndeshjen e fundit, “finalja” e Vlorës është mbyllur për Skënderbeun ashtu siç pritej. Kanë mjaftuar dy gola të Latifit dhe Plakut për t’i dhënë Skënderbeut fitoren përballë Flamurtarit.

Ndonëse sot u shpallen kampion, lojtarët korçarë nuk kanë mundur të ngrenë kupën pas një vendimi të paprecedentë të FSHF-së për ta mbajtur kupën në Tiranë, duke pritur që Partizani të ishte fitues.

Ndërkohë, Partizani është mposhtur në “Qemal Stafa” nga Teuta me rezultatin 1-2.

13236165_10154137414013771_719577911_n.jpg


Teuta ka barazuar në “Qemal Stafa” duke i dhënë një goditje të fortë Partizanit. Lamçja ka barazuar rezultatin në minutën e 74 dhe tashmë të kuqtë kanë pothuajse zero shanse për të ëndërruar për kupën.

E vetmja mënyrë për të përmbysur gjithçka është kalimi në avantazh i Partizanit dhe të paktën barazimi në Vlorë, atje ku Skënderbeu udhëheq me rezultatin 2-0.


Skënderbeu ka gjetur golin e dytë në Vlorë. Sabino Plaku shënoi në minutën e 50 duke i dhënë korçarëve golin e qetësisë.

Tashmë miqve u mbetet vetëm të menaxhojnë pjesën e mbetur të ndeshjes, për të ngritur për herë të gjashtë radhazi kupën e Superligës shqiptare.


Partizani ka kaluar në avantazh përballë Teutës në ndeshjen që po luhet aktualisht në stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Në minutën e 36, Sukaj ka shënuar për vendasit duke i mbajtur ata ende në garën për titull. 


Ekipi i Skënderbeut ka mundur të shënojë në minutën e 7-të të ndeshjes në fushën e Flamurtarit.

Liridon Latifi ka qenë autori i golit që e çon Skënderbeun një hap pranë titullit të gjashtë rradhazi kampion të Superligës. Por gjithçka mbetet e hapur ndërsa Partizani që mban vendin e dytë me 2 pikë diferencë ka nisur sfidën me Teutën.

13246087_10154137407848771_581543311_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO off record/ Deputeti i PS: Armando Duka ia ka dhënë Partizanit titullin kampion para kohe
Portugalia dhe Zvicra publikojnë listat për Europianin, 6 shqiptarë të përfshirë »
Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758
array(1) { ["section"]=> string(61) "skenderbeu-shpallet-kampion-per-te-gjashtin-vit-radhazi-40829" }