Skënderbeu-Tirana në prag, Agostineli “i heq kapelen” Josës: Dua të fitoj gjysmën e titujve që mori Mireli…

Publikuar tek: sport, më 20:21 13-12-2016 Skënderbeu-Tirana në prag, Agostineli “i heq kapelen” Josës: Dua të fitoj gjysmën e titujve që mori Mireli…

Skënderbeu do të luajë nesër kundër Tiranës në Korçë, ndërsa trajneri Andrea Agostineli ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për objektivin e kampionëve në këtë përballje.

 Pavarësisht vështirësive, trajneri italian shpreson dhe beson se periudha e shterpësisë së sulmit por dhe fitoreve do të marrë fund për të tijtë.

“Besoj se ne jemi mjaft mirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Na mungon goli, por shpresojmë të fillojmë të shënojmë prej kësaj ndeshje. Duhet të shohim në profilin e lojës, të intensitetit dhe vazhdimësisë Skënderbeun e ndeshjeve të fundit, por natyrshëm që duhet të finalizojmë rastet e krijuara, pasi në futboll ai që vlen është goli.”

Mirel Josa do të jetë protagonisti i madh i kësaj sfide, me rikthimin e tij në Korcë si kundërshtar.

Agostinelli vlerëson shumë punën e paraardhësit të tij në stol por nuk i pëlqen të krahasohet.

Agostineli:“Unë ngrihem në këmbë dhe e duartrokas Mirel Josën. Sapo kam ardhur te Skënderbeu dhe shpresoj që edhe unë të fitoj me këtë skuadër. Ai ka qenë një trajner i madh këtu, por tani skuadrën e drejtoj unë dhe shpresoj ta fitoj kampionatin. Unë kam besim se do të fitojmë. Por, pavarësisht rezultatit i heq kapelen Josës që fitoi katër tituj. Ai është një person dhe një trajner i mirë dhe shpresoj të fitoj të paktën gjysmën e asaj që ka fituar ai. Me siguri që Josa do të gjejë më pak lojtarë nga ata që njihte. Janë bërë mjaft ndryshime në kontingjentin e lojtarëve. Edhe përsa i takon lojës, besoj që do të gjejë disa ndryshime, sepse secili prej ne trajnerëve ka karakteristikat e veta. Nëse doni mund të thoni edhe që Josa është më sulmues, ndërsa unë jam një trajner më tepër mbrojtës.”

Tirana, Partizani dhe Kukësi, janë 3 sfidat e radhës për korcarët. Një kalendar i vështirë që vendos dhe në mendime Agostinellin.

“Kjo është një pyetje e vështirë. Natyrisht që ne kërkojmë gjithmonë të fitojmë, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk ia kemi dalë me sukses. Kemi treguar se si në shtëpi ashtu edhe jashtë kemi luajtur në sulm. Luajmë edhe dy ndeshje në shtëpi që natyrisht duam ti fitojmë, sepse duam që përpara fundit të vitit në një pozicionim të mirë në renditje, në mënyrë që më pas të projektojmë një të ardhme të madhe.”

Në fund dhe marrëdhënia me presidentin Takaj por dhe rikthimi në shtëpi përpara tifozerisë korcare.

“Me presidentin Takaj diskutojmë për futboll, normalisht. Më duhet të them që ndihemi shumë mirë bashkë, sepse presidenti nuk sheh vetëm rezultatin dhe kjo më jep kënaqësi.

Kemi biseduar, por me ngjeshjen e kampionatit nuk kemi pasur shumë kohë, sepse luajmë tre ndeshje në 8 ditë. Duhet të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Jam i lumtur që kthehemi të luajmë në shtëpi me tifozët tanë, që na kanë munguar dhe shpresoj që tu japm atyre shumë kënaqësi”, përfundoi Agostineli në konferencën për shtyp, e cila është pasqyruar në faqen zyrtare të klubit korçar në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon ceremonia, Cristiano Ronaldo fitues i ‘Topit të Artë’
Mavraj në mbështetje të viktimave në Aleppo: Dhe zoti yt nuk harron »
Article Logic
Execution time: 0.025457143783569
array(1) { ["section"]=> string(108) "skenderbeu-tirana-ne-prag-agostineli-i-heq-kapelen-joses-dua-te-fitoj-gjysmen-e-titujve-qe-mori-mireli-62555" }