Skuadra britanike në kërkim të talentit shqiptar

Publikuar tek: sport, më 18:06 31-12-2015 Skuadra britanike në kërkim të talentit shqiptar

Talenti shqiptar, i cili aktivizohet me Grasshopper, Shani Tarashaj ka rënë në “radarët” e skuadrës së njohur angleze, Everton, që nga ana e tyre janë shprehur të gatshëm ta marrin që në merkaton e Janarit.

Është prestigjiozja “The Guardian”, ajo që njofton se Everton i ka ofruar shqiptarit një kontratë 4 vjçare. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, bisedimet janë në fazë të avancuar, ndërkohë që 20-vjeçari, ndodhet në Liverpool për të biseduar personalisht me drejtuesit e klubit.

Megjithatë Grasshopper dëshiron ta transferojë në formë huazimi Tarashaj-n deri në fund të sezonit, por Everton kërkon ta blejë me çdo kusht kartonin e tij.

Shani Tarashaj është një lojtar i rëndësishëm te skuadra zvicerane e Grasshopper. Deri tani ai ka shkëlqyer me formën e tij, pasi ka realizuar 8 gola në 18 ndeshje, duke ndihmuar Grasshopper të renditet në vendin e dytë të Super League, pas Baselit kryesues.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi nuk largohet pas Europianit: Refuzova ofertën prej 5 mln eurosh
Legjenda Steven Gerrard do largohet këtë vit nga futbolli »
Article Logic
Execution time: 0.020054817199707
array(1) { ["section"]=> string(54) "skuadra-britanike-ne-kerkim-te-talentit-shqiptar-28947" }