Skuadra e Partizanit, ka prezantuar së fundmi edhe uniformën e re

Publikuar tek: sport, më 12:13 18-01-2015 Skuadra e Partizanit, ka prezantuar së fundmi edhe uniformën e re

Pasi kishte hapur edhe një sondazh, në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social facebook, në të cilën tifozët e skuadrës me anën e “likeve” (pëlqimeve) dhe komente, do tregonin pëlqimin e tyre lidhur me 5 uniformat në garë, së fundmi pas përfundimit të proçesit, është shpallur edhe uniforma fituese.

“Kjo është uniforma zyrtare e KF Partizanit për gjysëm sezonin pranveror të 2015” është edhe diçitura e cila i bashkangjitet fotografisë që paraqet edhe veshjen të cilën lojtarët do të përdorin gjatë gjysmës së këtij sezoni. Edhe pse ideja e mëparshme e dy ngjyrave kuq e verdh, erdhi për shkakun e logos legjendare të KF Partizanit, duke u bazuar në pëlqimet e tifozëve dhe faktin që uniformat e kuqe e kanë patur prezente historikisht detajin e njyrës së bardhë në uniformë, klubi vendosi që këto uniforma të jenë zyrtare për këtë gjysëm-sezon.

“Kjo uniformë si dhe i njëjti model me ngjyrën e bardhë me detaje të kuqe do jenë uniformat zyrtare të lojatëve si dhe në dispozicion për të gjith tifozët dhe të gjithë dashamirësit e Partizanit me një çmim shum të arsyeshëm në fan shopin zyrtar të Klubit” njofton zyra për shtyp e “Demave të kuq”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shaqiri nuk i shpëton sërish pankinës, një rezervë luksi edhe te Inter
Adnan Januzaj bëhet objekt ironie dhe talljesh: Je rezervë e përjetshme »
Article Logic
Execution time: 0.021958827972412
array(1) { ["section"]=> string(68) "skuadra-e-partizanit-ka-prezantuar-se-fundmi-edhe-uniformen-e-re-808" }