“Skuadra” e Zvicrës niset drejt Shqipërisë, fitorja objektiv i vetëm

Publikuar tek: sport, më 21:23 04-10-2015 “Skuadra” e Zvicrës niset drejt Shqipërisë, fitorja objektiv i vetëm

Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Taulant Xhaka, Armando Sadiku dhe Burim Kukeli, të gjithë lojtarë që luajnë në kampionatin zvicerian, janë nisur drejt Shqipërisë për përballjen kundër Serbisë më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

Është Aliji ai që poston këtë foto në facebook, ndërsa shkruan se fitorja është objektivi i vetëm.

“Me Gjimshitin, T. Xhakën, Sadikun dhe Kukelin u nisëm për në Shqipëri, prej tani jemi gati kundër Serbisë. Do të fitojmë se s’bënë ndryshe! Forca Shqipëri, na prit Francë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët”, shkruan futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Lexo edhe: Bukuroshet “ulin” tensionin Shqipëri-Serbi përpara 8 tetorit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amerikanët e ESPN film dokumentar për Shqipëri-Serbi
Napoli “poker” ndaj Milanit, Fiorentina në krye e vetme »
Article Logic
Execution time: 0.019438028335571
array(1) { ["section"]=> string(71) "skuadra-e-zvicres-niset-drejt-shqiperise-fitorja-objektiv-i-vetem-22333" }