Skulptura gjigande e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 21:18 22-05-2016 Skulptura gjigande e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (Foto)

Një skulpturë sa gjigande dhe monumentale për kryeheroin shqiptar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, është duke u ndërtuar nga skulptori i talentuar shqiptar Bujar Vani.

Skënderbeu i Bujarit nuk është Skënderbeu që dominohet nga kali si në të gjitha thuaja punimet e deritanishme artistike.

Ky Skenderbe vjen i plotë, hijerëndë dhe madhështor, dhe sikur vjen të rimerrë fronin e tij, pas shtatoreve që kanë mbir thuaja gjithandej, të heronjve të vërtetë, por edhe të atyre mediokër që nuk e mbyllin asnjë dekadë, por as madhështinë e një qyteti periferik.

Dimensionet e kësaj skulpture arrijnë në lartësinë 7.5 metra “figurë e ulur”. Ndërsa, realizimi fundor i saj është bërë në bronz.

Ky Skënderbej nuk vjen për të prodhuar garë, por është konceptuar nga shumësia e imazheve që ne kemi për të, të përcjella nëpërmjet librave të historisë, kronikave, por edhe atyre ushtarake e letrare, si përshkrim më i plotë i një bote shpirtërore të një kohe dhe vendi, por edhe si zgjidhje e kohës për ti dhënë vendin e merituar një kryeheroi, ashtu si është formësuar në psikën shqiptare. Një kryehero të tillë, që rrallëkush në botë e ka, meriton vendin dhe pamjen madhështore.

Pas shumë përpjekjesh titanike të Bujarit tashmë shqiptarët e kanë kryeheroin me imazhin e tyre madhështor, por duhet gjetur dhe krijuar vendi, dhe nuk ka një vend më të mirë, se sa në kryeqendrën shqiptare.

Por, ja që ai do të vendoset tek mbikalimi në rrugën për aeroportin e “Rinasit”, ku po ndërtohet një kompleks turistik, financues i të cilit projekt është biznesmeni Besim Elshani.

Skenderbeu-1.jpg

Vetë autori Bujar Vani shprehet për monumentin:

“Si një figurë qendrore e historisë shqiptare dhe një mit emblematik i vetëdijes dhe identitetit trashëgimor të shqiptarëve si komb, në përmasat e heroit kombëtar të konsoliduar në kujtesën shekullore, përfaqësimi ideor dhe organizimi kompozicional i monumentit të Gjergj Kastriotit-Skanderbeg ka synuar paraqitjen e një imazhi që karakterizon: prijësin kombëtar madhështor dhe vizonar njëkohësisht për bashkimin e njësive arbërore përballë rrezikut imediat të invazionit osman; strategun ushtarak që drejtoi me sukses për rreth 25 vjet betejat arbërore kundër fuqisë perandorake më të fuqishme dhe në lulëzim të kohës; burrin e shtetit që drejton me maturi dhe drejtësi zotërimet e veta; udhëheqësin e urtë që mbart mençurinë e trashëguar dhe pleqëron punët e shtetit dhe të popullit të tij nga froni princëror i të parëve të tij”.

Skulptori i talentuar dhe i jashtëzakonshëm thotë për Shqiptari.eu se krijimin e kësja skulpture e ka filluar në 2013. “Fillesat e krijimit të bocetit i kam në 2013, ndërsa përfundimi do të jetë këtë vit”, thotë Vani.

13277978_10209285871243831_1222912329_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula, sopranoja e parë shqiptare që këndon në Beograd? Tole "zbulon" Tefta Tashko Koçon
Si i refuzoi Universiteti i Bernës aplikimin për doktoraturë Ajnshtajnit: Hipotezat e tua, më shumë artistike se fizike »
Article Logic
Execution time: 0.023331880569458
array(1) { ["section"]=> string(61) "skulptura-gjigande-e-gjergj-kastriotit-skenderbeut-foto-41200" }