Sllovakia dëbon një diplomat rus, i dyshuar për spiunim

Publikuar tek: bota, më 07:04 06-12-2018 Sllovakia dëbon një diplomat rus, i dyshuar për spiunim Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini

Sllovakia dëboi një diplomat rus të dyshuar për spiunim.

 

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, tha të mërkurën se diplomati është dëbuar në fund të nëntorit, pas informacioneve të siguruara nga Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake se aktivitetet e tij kanë qenë kundër interesave të Sllovakisë dhe NATO-s.

Pellegrini nuk e identifikoi rusin e dëbuar, por tha se ai ishte "punonjës diplomatik në zyrën e atasheut të mbrojtjes" në ambasadën ruse në Bratisllavë.

Ai tha se i dyshuari është "shpallur person i padëshirueshëm më 22 nëntor" dhe se është larguar nga Sllovakia brenda 48 orësh.

Pellegrini po ashtu tha se "aktivitetet spiunuese" të të dyshuarit bien ndesh me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike

Rusia nuk reagoi ende ndaj deklaratave të Pellegrinit, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Sllovakia është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me lot në sy, George W Bush i jep babait lamturën e fundit
Shkelja e sanksioneve kundër Iranit, arrestohet drejtoresha financiare e 'Huawei' »
Article Logic
Execution time: 0.0040831565856934
array(1) { ["section"]=> string(61) "sllovakia-debon-nje-diplomat-rus-i-dyshuar-per-spiunim-144088" }