Slloveni i votuar nga Duka dhe Vokrri e nis punën duke injoruar tifozët shqiptarë

Publikuar tek: sport, më 16:35 15-09-2016 Slloveni i votuar nga Duka dhe Vokrri e nis punën duke injoruar tifozët shqiptarë Armando Duka dhe Aleksander Çeferin

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Athinë për herë të parë që pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj organizate, Aleksander Çeferin.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për sa u përket finaleve të aktiviteteve kontinentale, por edhe një vendim për tifozët e dalluar të Evropianit, ku çuditërisht mungonin ata shqiptarë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Athinë për herë të parë që pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj organizate, Aleksander Çeferin, shkruan Panorama Sport.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për sa u përket finaleve të aktiviteteve kontinentale, por edhe një vendim për tifozët e dalluar të Evropianit, ku çuditërisht mungonin ata shqiptarë.

Në fund të mbledhjes së Ekzekutivit, pas një përmbledhjeje të Euro 2016, u vendos t’u jepej një çmim Federatave të Futbollit të Islandës, Irlandës, Irlandës së Veriut dhe Uellsit për “kontributin e jashtëzakonshëm të tifozëve të tyre në kthimin e një turneu të tillë në një sukses”.

Secilës prej këtyre federatave do t’u dorëzohet një pllakatë përkujtimore në një prej ndeshjeve të radhës në kualifikueset e Botërorit në tetor.

Ajo që bie në sy është se në këtë listë mungon emri i Shqipërisë, tifozët e të cilës mbushën me po aq entuziazëm stadiumet dhe rrugët e qyteteve franceze gjatë aktivitetit të verës.

Nuk është rastësi që thuajse në të gjitha mediat botërore, kudo që kishte shkrime për tifozët mbresëlënës në Evropian, përfshihej gjithmonë edhe emri i Shqipërisë dhe tifozëve të saj të zjarrtë kuq e zi. Edhe vetë UEFA, gjatë të gjithë aktivitetit, nëpërmjet rrjeteve sociale, e theksonte një gjë të tillë.

Por gjërat me sa duket ndryshojnë nën drejtimin e Çeferin, i cili ka falënderuar publikisht këto tifozeri të vlerësuara prej institucionit që tashmë drejton. “UEFA 2016 ishte një festë futbolli dhe kjo ishte kryesisht meritë e pasionit dhe përkushtimit të tifozëve në stadiumet në Francë. UEFA dëshiroi të vlerësonte disa nga grupet e mbështetësve që ishin në mënyrë të veçantë entuziastë dhe pasionant gjatë turneut, ndaj urime Federatave që e marrin këtë çmim”, ishin fjalët e drejtuesit slloven.

Ceferin arriti të merrte pak ditë më parë votat e presidentëve të Federatës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

 

(Panorama Sport)

Screenshot_13.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmenduria e tifozëve shqiptarë, ja çfarë bëjnë për skuadrën e zemrës (Foto)
Armando Sadiku shënon golin e parë në Europa League, dhe është super-gol (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.014470815658569
array(1) { ["section"]=> string(87) "slloveni-i-votuar-nga-duka-dhe-vokrri-e-nis-punen-duke-injoruar-tifozet-shqiptare-53018" }