"Smoking Kills" në Tiranë, kapet ish-i dënuari me 1300 steka cigaresh kontrabandë dhe 27 mijë euro cash (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:39 30-09-2017

Kapet në Tiranë një ish-i dënuar më parë duke kontrabanduar 1300 steka cigaresh, si dhe 27 mijë euro e një automjet.

Në pranga ra Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë veprën penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar "Smoking Kills".  

Arrestohet një shtetas për kontrabandë cigaresh dhe procedohet penalisht një tjetër. Sekuestrohen 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225  Euro, 55 dollarë dhe një automjet.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 29.09.2017, arrestuan shtetasin : 

- Dashamir Ymeri, 45 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë veprën penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë").

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën "Kujtim Laro", iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :  

- 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.

 

- 27 225 euro

 

- 55 dollarë

 

- mjeti tip "Toyota"

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi :

 

- Rr. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë (shitës ambulant).  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë",  "Fshehje të ardhurave", "Shkelje pronësisë industriale", parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/ a të Kodit Penal,  ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

 

22140234_10211005189667721_1480741313_o.jpg

22119351_10211005189627720_982467691_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Librat më të pëlqyer në botë, zbuloni të preferuarin e shqiptarëve
“Brusko”, telenovela greke, që po përflitet nga të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.027586936950684
array(1) { ["section"]=> string(116) "smoking-kills-ne-tirane-kapet-ish-i-denuari-me-1300-steka-cigaresh-kontrabande-dhe-27-mije-euro-cash-emri-foto-94235" }